Policia e Tiranës ka arrestuar në flagrancë shtetasin Ardian Bruka, i cili posedonte 6 doza kokainë.
8.8 gramë kokainë, një peshore elektronike, 15 fishekë kalibër 9mm, një celular dhe një shumë prej 61’000 lekësh , ishte bilanci i kontrollit të banesës së 46-vjeçarit.
Policia sekuestroi si prova materiale gjetjet e mësipërme.









