• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohet 39-vjeçari në Tiranë, qarkullonte me armë zjarri në automjet

by A R
22/10/2025 11:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 39-vjeçar, pas një operacioni të koduar “Bulevardi”, të zhvilluar nga Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Komisariatin Nr. 1.

Arrestimi u krye në bulevardin “Bajram Curri”, ku u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e policisë gjetën një armë zjarri pistoletë me krehër dhe fishekë, të cilën 39-vjeçari e mbante pa leje. Arma u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve procedurale, I. G. u arrestua në flagrancë për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme. Operacioni “Bulevardi” është pjesë e aksioneve të vazhdueshme kundër armëmbajtjes pa leje në kryeqytet.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Lëvizte në bulevardin “Bajram Curri”, me pistoletë në automjet, arrestohet nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, 39-vjeçari.

Sekuestrohet arma e zjarrit me krehër dhe fishekë.

Në vijim të operacioneve policore, kundër armëmbajtjes pa leje, të zhvilluara si rezultat i punës së mirorganizuar operacionale dhe informative, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, finalizuan operacionin “Bulevardi”.

Në bazë të informacioneve të siguruara, në bulevardin “Bajram Curri”, u ndalua automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin I. G., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit, u gjet në automjet, 1 armë zjarri pistoletë me municion, të cilët 39-vjeçari e posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, shtetasi I. G. u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Next Post
30 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: E vërteta do dalë, kemi ende shpresë

30 vite nga zhdukja e Remzi Hoxhës nga SHIK-u i Berishës, i biri: E vërteta do dalë, kemi ende shpresë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës, Berisha: Sot jemi krenarë për arritjet e saj! Mbetet faktor kyç paqeje dhe stabiliteti

February 17, 2026
Sot në Hagë nis fjala përmbyllëse e mbrojtjes së Thaçit, mbërrin avokati i ish-presidentit

Më 27 shkurt fillon gjykimi i dytë ndaj Thaçit, Specialja del me njoftim

February 17, 2026
SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për kryebashkiaken e Roskovecit, Majlinda Bufin

February 17, 2026
“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

“Nallbati donte të linte amanetet, Elda Hoti më ruante mos më rrihnin policët”, satira e Gjekmarkajt: Toni Gogu xheloz për firmën e Ulsiut

February 17, 2026
Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

Rama: AKSHI do të ketë pagat më të larta në Shqipëri

February 17, 2026
Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

Operacioni “Filizat”/ Shfrytëzonin fëmijët e tyre të mitur për të lypur, policia ekzekuton 8 masa sigurie, baballarët pas hekurave, nënat në arrest shtëpie

February 17, 2026
Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

Rama prezanton drejtorin e ri të AKSHI-t: I pikëlluar për agresionin barbar që po përjeton Karçanaj

February 17, 2026
Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

Prezantohet drejtori i ri i AKSHI-t, Ibrahimaj: Arritjet e këtij institucioni, krenari për Shqipërinë

February 17, 2026
Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

Vrasja e Ardit Spahiut në Belgjikë, Gjykata belge dënon me 25 vite burg Franc Çopjan, burgim të përjetshëm për dy të tjerë

February 17, 2026
E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

E ngarkuara me punë e SHBA-ve në Kuvend, takim me Niko Peleshin

February 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In