Policia arrestoi një 31-vjeçar në Peqin, i akuzuar për armëmbajtje pa leje. Autoritetet ushtruan kontroll në banesën e shtetasit M. M., në fshatin Bishqem, ku dyshohej për armëmbajtje pa leje.
Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri model PPS-43 me fishekë, që ky shtetas e mbante pa leje.
Në përfundim të veprimeve, M. M., 31 vjeç, u arrestua në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.