Një 24-vjeçar shqiptar është kapur nga autoritetet italiane, teksa iu shpërndane lëndë narkotike klientëve.
Ai u konstatua gjatë një shërbimi patrullimi në një periferi të Spoletos, teksa shiste doza kokaine nga makina e tij. Në momentin që ai vuri re se dy patrulla policie po afroheshin në drejtim të tij, tentoi të hiqte qafe substancën narkotike, kokainë, por pa rezultat.
Gjatë seancës së dëgjimit, i riu negocioi mbi dënimin e tij duke pranuar fajësinë dhe u dënua për 7 muaj detyrim paraqitje.
/a.r