Policia italiane bën me dije se ka vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar.
Sipas mediave të shtetit fqinj, të riut me origjinë shqiptare iu gjet mbi 1 kilogramë kokainë në makinë dhe 1.6 kg marijuanë në shtëpi.
I riu fillimisht u ndalua për kontroll rrugor nga policia dhe në makinë iu gjet një sasi droge.
Më pas autoritetet kontrolluan edhe në banesën e tij në zonën Borgo Panigale, në periferi të Bolonjës.
/a.r