Tre persona janë arrestuar vetëm pak orë pasi kanë xhiruar veten duke hequr flamurin e Turqisë nga një shtyllë elektrike në një rrugë në Prizren.
Ministri e Punëve të Jashtme e Kosovës kishte dënuar ashpër këtë akt, duke e cilësuar si vandal nga persona të papërgjegjshëm, duke shtuar se ata kanë për synim dëmtimin e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës.
MPJ kishte kërkuar që ata vihen para drejtësisë.Aktin e kishte dënuar edhe KDTP-ja e Mahir Jagcilarit, duke e cilësuar këtë si sulm jo vetëm ndaj Turqisë, por edhe ndaj komunitetit turk në Kosovë, citohet Koha. (b.an)