Një grua dhe djali i saj në fshatin Gramsh të Lushnjes, u vunë në pranga pasi akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dhunuar fizikisht e më pas kanë tentuar ta mbysin 57-vjeçarin E. Cani, bashkëshorti dhe babai i familjes.
Artur Cani, 27 vjeç, si dhe nëna e tij Nafie Cani, 53 vjeç, janë arrestuar nga efektivët e policisë së Lushnjes, ndërsa materialet hetimore ndaj tyre për “dhunë në familje” i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. /b.d