Policia e Tiranës ka kapur dy të kërkuar sot gjatë operacionit “Spastrimi”. Njëri prej personave të arrestuar është Mark Gjoka, 39 vjeç i dënuar me 23 vjet burg nga Gjykata e Durrësit për grabitje me pasojë vdekjen.
Gjithashtu, u arrestua edhe Kristo Biba, 51 vjeç, banues në Tiranë, i cili është dënuar me 1 vit burg për mospagim të taksave dhe tatimeve.