Policia malazese ka sekuestruar rreth 64 kilogramë drogë në vendkalimin kufitar Debeli breg në kufi me Kroacinë, si dhe ka arrestuar dy shtetas shqiptarë nga Shqipëria
Sipas policisë, mësohet se droga u gjet në autobusin me targa të Malit të Zi pas njoftimit të shoferit se në bagazhin e autobusit gjendeshin tri çanta të dyshimta, raporton albeu
Pas kontrollit, udhëtarët e kanë mohuar se droga ishte e tyre, ndërsa pas hetimit të policisë, u zbulua se droga ishtë e dy shqiptarëve me iniciale A.F. 39 vjeç dhe V.K. 24 vjeç.
Materialet do t’i kalohen Porkurorisë e cila do të vijojë me tej me procedurat e nevojshme.
c.a