Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke në Sajadhë të Igumenicës.
Pas kontrolleve në makinën e tyre u gjet një sasi prej 19 kilogram lëndë narkotike marijuanë.
Ata kishin improvizuar një vend të veçantë në automjet ku droga u gjet e paketuar në 35 pako.
Të arrestuarit janë një mashkull 20 vjeç dhe një vajzë 33-vjeçe.
Po ashtu policia sekuestroi një laptop dhe një aparat celular.
/a.r