• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen dy persona, sekuestrohen 25 makineta të modifikuara ilegalisht

by A R
10/10/2026 10:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia ka vendosur në pranga 2 persona pasi u zbuluan se në një magazinë në zonën “Kodra e Priftit:” modifikoheshin me programe ilegale makineta të kontrabanduara, të cilat më pas iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Pas një hetimi 5 mujor me metoda proaktive, specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale dhe në drejtimin e Prokurorisë, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç, organizator i veprimtarisë, dhe S. K., 67 vjeç, bashkëpunëtori i tij. Të dy u arrestuan në ambientin e marrë me qira.

Sipas policisë, hetimi i thelluar, monitorimi dhe interceptimi i valëve elektronike treguan se A. S. kishte marrë me qira magazina në Kodra e Priftit.

Në bashkëpunim me S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje. Më pas, nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, ato programoheshin sipas kërkesave të subjekteve të interesuara që organizonin lojëra fati në mënyrë të kundërligjshme.

Gjatë operacionit u sekuestruan 25 makineta, 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

Hetimi vazhdon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale persona të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë aktivitet kriminal. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Finalizohet si rezultat i një hetimi 5-mujor, me metoda proaktive, operacioni i koduar “Interceptimi”.

Zbulohet se në një magazinë te Kodra e Priftit, modifikoheshin me programe ilegale, makineta të kontrabanduara, të cilat iu shiteshin organizatorëve të lojërave të fatit.

Arrestohen organizatori i kësaj veprimtarie në ambientin e marrë me qira, si dhe bashkëpunëtori i tij.

Sekuestrohen 25 makineta (slot machine), 4 celularë, 2 laptopë dhe 1 njësi kompjuterike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale, në drejtimin e Prokurorisë, në kuadër të operacionit të koduar “Interceptimi”, arrestuan shtetasit A. S., 53 vjeç dhe S. K., 67 vjeç.

Si rezultat i një pune të thelluar hetimore, aplikimit të metodave speciale të hetimit, si dhe monitorimit dhe interceptimit të valëve elektronike, u konstatua se shtetasi A. S. kishte marrë me qira, një magazinë, në zonën e quajtur “Kodra e Priftit”, ku në bashkëpunim me shtetasin S. K., dyshohet se kontrabandonte makineta nga shtetet fqinje, të cilat nëpërmjet programeve elektronike të vjedhura dhe ndërhyrjeve elektromagnetike, programoheshin sipas kërkesave të shtetasve/subjekteve të interesuara, të përfshira në organizimin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Hetimi vijon për të identifikuar dhe për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast kriminal.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Next Post
Vrau gruan dhe vëllanë e saj, detaje nga ngjarja e rëndë në Gjilan, 30-vjeçarja me 8 plumba në trup

Vrau gruan dhe vëllanë e saj, detaje nga ngjarja e rëndë në Gjilan, 30-vjeçarja me 8 plumba në trup

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com