Dy të rinj nga Gjirokastra kanë rënë në prangat e policisë pasi janë kapur duke ndihmuar për kalim tranziti drejt Italisë të katër refugjatëve pakistanezë. Shahe Koko, 23 vjeç dhe Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër, nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, kundrejt shumës 1200 euro, kanë ndihmuar për të kaluar tranzit në Itali të katër shtetasve pakistanezë.
Njoftimi i policisë së Fierit:
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”.
Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:
1.Shahe Koko, 23 vjeç.
2.Hamdi Seferi, 18 vjeç, të dy banues në Gjirokastër.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë dhënë ndihmë për kalimin e paligjshëm të kufirit nëpërmjet pikës kufitare Kakavijë dhe transportimin kundrejt shumës 1.200 euro për të kaluar transit në Itali 4 shtetasve pakistanezë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga Neni 298 i Kodit Penal.
ma.me