• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 5-së persona, kapen me drogë në kryeqytet

by A R
18/05/2016 10:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një operacion policor anti-drogë është zhvilluar në Tiranë mbrëmjen e djeshme, ku u arrestuan pesë persona. Operacioni u zhvillua në zonën e Bërrylit dhe u etiketua me emrin  “Miks”.

Në kuadër të këtij operacioni, u ndalua Enea Hoxha, 22 vjeç, banues në Tiranë. Eriseld Islami, 31 vjeç, banues në Fier, i dënuar më parë për vjedhje me dhunë. Ilir Shehaj, 47 vjeç, banues në Fier. Blandi Dorzi, 26 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprat penale prodhim dhe shitje narkotikesh dhe Vjedhje. Si edhe Arben Hyka, 39 vjeç, banues në Tiranë i dënuar më parë për vjedhje.

Policia sqaron se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 kg e 70 gr lëndë narkotike e dyshuar cannabis sattiva e presuar në formë çokollate. 101 gr lëndë narkotike e dyshuar kokainë. 0.4 gr lëndë e dyshuar heroinë. 6 aparate celularë të markave të ndryshme. 2 automje te markave te ndryshme.

Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme “Shqiponja”dhe Komisariatin e Policisë Nr 6, kanë arrestuar në flagrancë 5 shtetas për veprën penale  “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Arrestimi i shtetasve të lartë përmendur u bë pasi dyshohen se ushtronin aktivitet kriminal në juridiksione të ndryshme në Tiranë duke tregtuar tek klient të ndryshëm lëndë narkotike kokainë, heroinë dhe cannabis sattiva. Lëndën narkotike e paketonin në formë çokollate.

Shetetasi Enea Hoxha, aktivitetin kriminal të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar kokainë,  e ushtronte në zonën e Brrylit. U organizuan shërbimet me qëllim kapjen në flagrancë të këtij shtetasi dhe konkretisht më datë 17.05.2016 rreth orës 18.00 është bërë neutralizmi i tij dhe nga kontrolli fizik i ushtruar, i është gjetur e mbeshtjellë në një qese transparente plasmasi një sasi e presuar  ngjyrë e bardhë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”.

Shtetasit Eriseld Islami dhe Ilir Shehaj  merreshin me shitje të Lëndëve Narkotike të llojit Cannabis Sattiva të presuar (Çokollate), janë orgaznizuar shërbimet për kapjen e këtyre shtetasve në flagrancë dhe më datë 17.05.2016 rreth orës 22:30 në rrugën “Qemal Stafa” është konstatuar automjeti tip Renault, i cili drejtohej nga shtetasi Ilir Shehaj dhe pasagjer shtetasi Eriseld Islami i cili mbante në dorë një qese plasmasi, pasi i është ushtruar kontroll shtetasit Eriseld Islami, ku brenda në qesen që mbante në dorë janë gjetur 10 (dhjete) pako me lëndë të dyshuar “Cannabis Sattiva” të presuar në formë (Çokollate), gjithashtu i është gjetur një mbeshtjellje me gazetë ku brenda saj kishte bimë të dyshuar “Cannabis Sattiva” në formë bime dhe në formë çokollate.

Sherbimet e policisë në Komisariatin nr 6 Tiranë, më datë 17.05.2016 rreth orës 13:30, kanë konstatuar një automjet tip “Mersedes Benz”, me drejtues mjeti shtetasi Arben Hyka dhe në vendin e pasagjerit ndodhej shtetasi Blandi Dorzi. Gjatë kontrollit të ushtruar mjetit në levën e marshit janë gjetur 2 doza të mbeshtjella me qese brenda të cilave ka lëndë të dyshuar narkotike “Heroinë”. (javanews.al / r.a)

Next Post

Meta dhe Berisha nuk bashkohen dot kundër NATOS-s

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

Tensione për Reformën Zgjedhore / PD kundërshton rendin e ditës, Bylykbashi i vendos kusht PS-së: Hiqni hartën territoriale dhe…

November 9, 2026
Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

Sulm me raketa dhe dronë në Riad, dëmtohet kulla e gjigantit saudit të naftës Aramco

November 9, 2026
Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

Valixhja e tmerrit në Athinë: Vajza u gjet me këmbë të lidhura, 2 pistat policore dhe dyshimet për serial killer

November 9, 2026
Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

Pse amerikanët po rebelohen kundër Musk dhe gjigantëve të teknologjisë?

November 9, 2026
Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

Greva në Infrakos paralizon trenat në Kosovë, pezullohen të gjitha linjat

November 9, 2026
Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

Tre skenarë për qeverinë e re në Izrael, Eisenkot kërkon aleatë për të larguar Netanyahun

November 9, 2026
Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

Ra pre e spiunazhit kinez? Trump “thyen heshtjen” për skandalin që përfshin shefin e Nvidia-s

November 9, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e hënë 9 nëntor 2026, dashuria, puna dhe fati për të gjitha shenjat

November 9, 2026
Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

Horror në Athinë, gjendet trupi i pajetë i një vajze brenda një valixheje

November 9, 2026
Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

Shqipëria ka mjekë sa 53% e mesatares së BE-së, në raport me popullsinë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In