• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 5 hajdutë në Tiranë, policia: Funksionin si grup kriminal

by A R
13/12/2021 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Alliasi”, për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve të banesave dhe automjeteve. Në një njoftim për mediat autoritetet sqarojnë se në pranga janë vënë dy persona: Klodi Qerimi, 23 vjeç, i dënuar më parë, dhe Gersjan Berisha, 19 vjeç, të dy banues  në Tiranë.

Arrestimi i dy të rinjve është bërë pasi u kapën në flagrancë duke tentuar të vidhnin një banesë në rrugën “Selaudin Bekteshi”, po ata akuzohen se kanë vjedhur dhe disa banesa të tjera kohët e fundit.

Sipas uniformave blu, dy të arrestuarit studionin vendet dhe banesat që vidhnin dhe vepronin në orët e vona të natës, duke ndërprerë ndriçimin elektrik të rrugës dhe të kamerave në hyrje të banesave.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa nga sendet, të cilat kanë rezultuar të vjedhura në banesat e lartëpërmendura.

Në kuadër të këtij operacionit u bë kapja dhe arrestimi i Vehap Kapajt 33 vjeç, i cili u kap në flagrancë pasi kishte vjedhur një automjet “BMW”.

Ndërkohë në flagrancë janë arrestuar dhe dy persona të tjerë për veprat penale “Kallëzimi i rremë” dhe “Moskallëzim krimi”. Në pranga kanë rënë: Artan Kernaja, 47 vjeç, banues në Tiranë dhe Fatmir Lizi, 48 vjeç, banues në Tiranë, të dy të dënuar më parë për vrasje dhe vjedhje.

Sipas policisë së Tiranë Kernaja kishte bërë kallëzim të rremë, se i kishin vjedhur automjetin, i cili u gjet i braktisur në anë të rrugës në Peqin të Elbasanit.

Po nga hetimet ka rezultuar se këta dy persona kishin shkuar për të vjedhur në një banesë në Peqin dhe kur kanë parë policinë, ndërkohë që ishin dhe në shkelje të orës policore, kanë braktisur mjetin me qëllim fshehjen e sendeve të kundërligjshme që kishin në automjet, të cilat do t’i përdornin për të kryer vjedhjen.

Dy të sipërpërmendurit janë me precedentë penal, pasi Artan Kernaja, në vitin 1997, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vrarë me armë zjarri një person në zonën e Laçit dhe për këtë ka kryer 18 vite burgim. Ndërsa 48-vjeçari me iniciale Fatmir Lizi ka kryer 16 vite burgim në Itali, për vrasje.

Nga hetimet rezulton se këta dy persona, së bashku me një tjetër person që aktualisht ndodhet në Angli, ushtronin veprimtarinë kriminale në fushën e vjedhjes në ltali e Zvicër, në formën e një grupi kriminal.

/a.r

Next Post
FOTO / Shpenzoi 15 mijë Dollarë për injeksione, tani kërkon bukuri “natyrale”

FOTO / Shpenzoi 15 mijë Dollarë për injeksione, tani kërkon bukuri “natyrale”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

Bad Bunny siguron Emmy-n e parë, spektakli i Super Bowl shpërblehet me 7 çmime

September 6, 2026
Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

Alarm në Pukë, vatër e re zjarri në Tërbun pas djegies së 3 mijë hektarëve

September 6, 2026
Katalogu politik i revolucionit permanent

Katalogu politik i revolucionit permanent

September 6, 2026
Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

Vizita e Berishës në SHBA, salla ku mbajti fjalimin shfaqet thuajse bosh (VIDEO)

September 6, 2026
Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

Zjarri në Himarë, Tavo: Po punojmë për normalizimin e situatës pas flakëve, vijon evidentimi i dëmeve

September 6, 2026
Më në fund kontroll real i çmimeve?

Më në fund kontroll real i çmimeve?

September 6, 2026
“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

“Gozhdën e fundit në arkivolin e Ramës”, militanti i Berishës në SHBA ndjek retorikën e kryedemokratit (VIDEO)

September 6, 2026
VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

VIDEO/ Zjarr pas Kodrës së Krastës në Elbasan, rrezikohen dy banesa

September 6, 2026
“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

“Gënjeshtër totale”/ SHBA mohon pretendimin e Iranit për sulmin ndaj dronit në Hormuz

September 6, 2026
“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

“Tërmet” politik në Gjermani! AfD triumfon bindshëm në zgjedhjet rajonale në Saksoni-Anhalt

September 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com