4 persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi janë kapur me një laborator droge, ku kultivonin lëndë narkotike me llampa.
Në pranga kanë rënë shtetasit: Gerhard Duro, Skënder Ismaili, Ervin Shametaj dhe një person tjetër.
Zbulimi i laboratorit të drogës u bë pasi policia ndaloi mjetin e Shametajt dhe gjeti aty disa kubikë me lëndë narkotike, dhe më pas nisën hetimet e mëtejshme.
g.kosovari











