• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 4 persona në flagrancë, kapen me armë dhe drogë në makinë

by Java News
19/02/2019 11:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të paktën 4 persona kanë rënë në prangat  e  Policisë së Shtetit për armëmbajtje pa leje, posedim lëndësh narkotik dhe aktivitetin e paligjshëm të lojërave të Fatit. Siç bën  me dije vetë policia, përveç të arrestuarve të paktën 4 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një pjesë e madhe e denoncimeve janë bërë nga vetë qytetarët.  Në mesin e të arrestuarve është edhe një 22 vjeçar nga Puka, i cili lëvzite në makinën e tij me armë zjarri kallshnikovë.

Në Librazhd policia ka arrestuar një 49 vjeçar, të cilit i janë sekuestruar edhe 14 fishekë si dhe 7 kg lëndë narkotike të llojit kanabis.  Në qytetin e Vlorës mësohet të jetë arrestuar 36-vjeçari me iniciale S.D, të cilit i është sekuestruar edhe lëndë e dyshuar kanabis.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Gjatë 12 orëve të fundit, 7 denoncime nga qytetarët për paligjshmëri në fushën e armëmbajtjes pa leje, lëndëve narkotike dhe lojërave të fatit.

Në pranga 4 persona, si dhe 4 të tjerë u proceduan penalisht.

Sekuestrohen lëndë narkotike, armë zjarri, municion luftarak, tavolina pokeri, aparate celular e laptop.

Në Shkodër, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, është kapur dhe arrestuar në flagrancë shtetasi D.S., 22 vjeç, banues në qytetin Pukë, me një armë zjarri kallshnikovë, e cila iu gjet gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij.

Në Librazhd, shërbimet e Policisë, pas telefonatës nga qytetarët kanë finalizuar operacionin e koduar “Qafë Driza”, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjet, shtetasit L.M 49 vjeç i kanë gjetur 14 copë fishekë, si dhe rreth 7 kg lëndë narkotike e llojit kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa shtetasi L.M., u arrestua në flagrancë.

Në Lezhë, Specialistët për Narkotikët kanë vënë në pranga shtetasin R.G., 50 vjeç, pasi pas informacionit të marrë dhe kontrollit të ushtruar në banesën dhe territorin përreth banesës së shtetasit R.G., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1.5 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

Ndërsa në Vlorë, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve kanë bërë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të 36-vjeçarit S.D., pasi nga kontrolli fizik, Policia i gjeti 30 doza lënde narkotike të dyshuar kanabis.

Ndërkohë po falë denoncimeve të qytetarëve dhe reagimit të menjëhershëm të Policisë janë evidentuar dhe goditur tre raste të ushtrimit të aktivitetit të kundraligjshëm të lojërave të fatit.

Në Tiranë, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.3, kanë proceduar penalisht shtetasin F. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në rrugën “Myslym Shyri” gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e këtij shtetasi u gjet një tavolinë pokeri e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në Berat, Specialistët e Seksionit për Krimet proceduan penalisht shtetasin A.Z., 47 vjeç, banues në Poliçan, pasi në subjektin “Bar-Kafe” ushtronte aktivitet pa kasë fiskale dhe lojëra fati (lloto sporti). Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një laptop.

Në Elbasan, Policia procedoi penalisht pronarët e një subjekti shtetasit I.Ç., 38 vjeç dhe G.Ç., 22 vjeç, banues në fshatin Vidhas, Elbasan, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, pasi në ambientet e lokalit në pronësi të tyre ushtronin aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Policia e Shtetit falënderon qytetarët për besimin dhe fton këdo të denoncojë falas në numrin 112, në aplikacionin “Komisariati Dixhital”, ose përmes rrjeteve sociale në adresat zyrtare të Policisë së Shtetit, çdo rast të paligjshmërisë.

/a.meta

Next Post
151 kandidatë në pritje për të marrë 43 mandatet e PD-së, skenarët pas vendimit të opozitës

151 kandidatë në pritje për të marrë 43 mandatet e PD-së, skenarët pas vendimit të opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In