• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestohen 4 persona në Fier, akuzohen për trafik droge, dhunë e vjedhje

by Java News
12/05/2019 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Fierit arreston 4 persona, dy të shpallur në kërkim dhe 2 në flagrancë, për trafik droge, dhune e vjedhje në seri.

Uniformat blu të qytetit të Fierit bëjnë me dije se arrestimet janë bërë në kuadër të planit të masave për të arrestuar të shpallurit në kërkim dhe atyre që merren me veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë:

Fier

Plan masash për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Kapen dhe ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim dhe arrestohen në flagrancë 2 shtetas të tjerë.

Dokumentohet vjedhja e 6 automjeteve tip “Benz” në qytetin e Fierit.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe mbajtjes nën kontroll të personave me precedent kriminal, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:

A.N, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit” pasi gjatë orëve të natës, në vëndin e quajtur “Zogu i Zi”, është kapur duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen” me të cilin po transportonte shtetasin e shpallur në kërkim:

A.H, 30 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi A.H ishte shpallur në kërkim nga Policia Vlorë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 3 vjet  e 4 muaj burg për veprat penale “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”.

Në vijim të veprimeve hetimore, u bë dokumentimi i 6 vjedhjeve në qytetin e Fierit, ku autorët e dyshuar janë shtetasit A.H dhe A.N, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, në periudhën Janar-Prill 2019 kanë vjedhur 6 automjete tip “Benz”. Gjithashtu, në vijim të kontrolleve të ushtruara, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:

H.M, 32 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit në mjetin tip “Ford”, që drejtohej prej tij, u gjetën një palë pinca metal-prerës, një shkop bejzbolli material metalik, një palë dorashka dhe një xhup të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Po në kuadër të kontrolleve të kryera, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”:

E.F, 46 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme proceduriale.

Next Post
Opozita nis protestën para Drejtorisë së Policisë, Salianji: Policia na dhunoi, nuk lejojmë diktaturat

Opozita nis protestën para Drejtorisë së Policisë, Salianji: Policia na dhunoi, nuk lejojmë diktaturat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

Pasardhësi i Steinmeier/ Blloku konservator CDU/CSU gati të zyrtarizojë Ilse Aigner për Presidente të Gjermanisë

November 8, 2026
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Nuk duan as Ramën e as Berishën, por kush do t’i eklipsojë ata?

November 8, 2026
Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

Jonida Maliqi flet për të birin me autizëm: Psikologia na tha se nuk jemi prindër të denjë, sot kam një mesazh për të

November 8, 2026
Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

Ndryshimi i akuzës në seancën paraprake: një përmirësim i rëndësishëm i Kodit të Procedurës Penale, por ende i paplotë

November 8, 2026
Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

Dhuna në protestë, katër në pranga dhe shtatë të proceduar. Njëri gjobitet 500 mijë lekë!

November 8, 2026
Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

November 8, 2026
VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

VIDEO| Momenti dramatik në Krakov, 25-vjeçari ndalon makinën dhe hap zjarr ndaj qytetarëve

November 8, 2026
SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

SKANDALI / Imami shqiptar mori pjesë në një konferencë me shefin e Hamasit! Detyrohet të japë dorëheqje

November 8, 2026
Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

Evazion fiskal mbi 1 milion euro, kompania dhe administratori përfundojnë në gjykatë

November 8, 2026
Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

Terror në bazën ushtarake në Kolumbi, shpërthime dhe 3 viktima nga një sulm me dron

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In