Rreth 22 azilkërkues shqiptarë në Gjermani kanë përfunduar në prangat e policisë pasi akuzohen për
rreth 40 grabitje.
Grupi i azilkërkuesve shqiptarë ishte shndërruar në tmerrin e qytetit Lingen. 22 azilkërkuesit shqiptarë, të moshës 19 deri në 38 vjeç janë arrestuar, ndërsa po verifikohen 19 të tjerë.
Tre prej azilkërkuesve, të cilët janë të moshës 21, 23 dhe 38 vjeç, janë të dyshuarit kryesorë dhe akuzohen
se kanë kryer një numër të madh vjedhjesh, me kombinime të ndryshme.
Një nga këta të tre ka pjesën më të madhe të vjedhjeve, pra njihej si kryehajduti. Policia gjermane ka dyshime se që nga mesi i majit, ata hynë në më shumë se 40 shtëpi në qytetin e Lingenit.
Në objektiv të vjedhjeve ishin bizhuteritë, paratë, telefonat celularë, këpucët, laptopët dhe sende të tjera
me vlerë.