• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi për tenderat te “Drejtësia”, lirohen nga qelia dy ish-zyrtarë

by Java News
08/02/2019 13:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës ka përfunduar seancën për verifikimin e masës së sigurisë për dy nga ish-zyrtarët e Minsitrisë së Drejtësisë të arrestuar për abuzime me tenderat.

Mësohet se ish-drejtori i Shërbimeve Mbështetëse Aurel Lamçe dhe ish-specialisti i IT-së Arlind Alikaj janë lënë të lirë. Ndaj tyre është vendosur masa e arrestit shtëpiak.

Të pandehurit e mësipërm u arrestuan të mërkurën së bashku me ish-Sekretaren e Përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë Juliana Hoxha dhe ish-specialistin tjetër të IT-së Lysien Ali.

Nga organi i akuzës mësohet se hetimet janë shtrirë në 5 tendera, konkretisht:

1.Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative

2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale

3.Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar

4.Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës

5.Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Në materialet e prokurorisë thuhet se nga komunikata e përditshme e Drejtorisë së Përgjithshme të burgjeve dhe në burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës vazhdohet të monitorohet me sistemin e vjetër dhe nuk janë instaluar dhe konfiguruar me kamerat e reja.

Ndërkohë një tjetër shkelje e konstutuar është dhe fakti se operatorët ekonomike që kanë marrë pjesë në tendera nuk i kanë përmbushur të gjitha kriteret që autoriteti kontraktor i vlerëson të nevojshme pasi disa prej tyre rezultojnë debitorë ndaj tatim-taksave.

Hetimet kanë pasur në fokus funksionarët publikë që kanë qenë pjesë e njësive të prokurimit, komisioneve të verifikimit të ofertave dhe komisioneve për mbikqyrjen e zbatimit të kontratave.

Kallëzimi është bërë në prokurori pas shkeljeve që janë evidentuar fillimisht nga grupi i inspektimit të Ministrisë sq Drejtësisë, e më pas dhe nga grupi i inspektimit të Ministrisë së Financave.

Hetimet kanë nxjerrë në pah shkeljet e evidentuara të shoqëruara me pasoja të medha për buxhetin e shtetit.

Disa nga sistemet objekt të këtyre procedurave të prokurimit në një pjesë të madhe nuk janë funksionale.

/a.rada

Next Post
Negociatat me BE, Lleshaj: Policia do të angazhohet plotësisht në sezonin turistik, është kontribut për imazhin e vendit

Negociatat me BE, Lleshaj: Policia do të angazhohet plotësisht në sezonin turistik, është kontribut për imazhin e vendit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Atentati në Lushnje, rivali i Aldo Bares largohet nga spitali

Karburant, godina, troje e ndërtesa/ Konfiskohen pasuritë e Saimir Taullaut

February 23, 2026
I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për trafikim droge, arrestohet 35-vjeçari në Shkodër

February 23, 2026
“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

“Të fortët e Ballukut kërcënuan dëshmitarët”, prokurori Prençi përgënjeshtron Bardhin: Bëhet fjalë për…

February 23, 2026
Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

Sahara, takimi i tretë në Uashington për autonominë me pjesëmarrjen e Algjerisë

February 23, 2026
FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

FOTOLAJM / Pasi vizitoi Korçën, Rama mbërrin me helikopter në Vlorë

February 23, 2026
(EMRI)Identifikohet personi i pajetë i gjetur pranë linjës hekurudhore në Peqin

Si erdhi hekurudha në Shqipëri?

February 23, 2026
“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

“Cilat janë provat konkrete që Balluku…”, zbulohen diskutimet në Këshillin e Mandateve, ja qendrimet e PS, PD dhe SPAK

February 23, 2026
Rekrutonte luftëtarë dhe siguronte armë për llogari të ISIS, shpallet fajtor shqiptari në SHBA

Telefonata nga Siria zbuloi dy shkodranëte ISIS, donin të votonin në zgjedhjet lokale

February 23, 2026
Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

Tensione të reja mes BE-së dhe SHBA-ve, PE gati të bllokojë marrëveshjen me Trump

February 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Peshku në Akuarium

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In