Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit nga 30 ditë për tre deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët u arrestuan sot në mëngjes para ndërtesës së Kuvendit.
Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi dhe Albulena Haxhiu, janë dërguar menjëherë në qendrën e paraburgimit jashtë Prishtinës.
Deputetët u arrestuan, pasi refuzuan të merrnin pjesë në seancën gjyqësore për rastin kur hodhën gazin lotsjellës në Kuvend vitin e kaluar.
Arrestimet e sotme janë shoqëruar edhe me përplasje mes policisë dhe aktivistëve.
a.ç