• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi në Turqi/ Gazetari: Dritan Rexhepi u largua pasi iu vra partneri, narkotrafikanti më i madh i Ekuadorit

by Java News
13/11/2023 21:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar arrestimin e Dritan Rexhepit, i njohur edhe si Gramos Rexhepi, një nga narkotrafikantët më të njohur shqiptar në botë, i cilësuar si kreu i kartelit të parë shqiptar.

Hoxha tha se dënimet e Rexhepit në shumë vende, shkojnë deri në një shekull, ndërkohë që e konsideroi si personazh me peshë në botën e narkotrafikut, por jo të krahasueshëm me krerët e karteleve të vendeve të Amerikës Latine.

Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha tha se Rexhepi është larguar nga Ekuadori, pas vrasjes së partnerit të tij, narkotrafikantit më të rëndësishëm të Ekuadorit.

“Emri i vërtet është Gramos Rexhepi, pastaj e ka ndryshuar në Dritan Rexhepi dhe pastaj Lulzim Murataj. Lajmin për arrestimin e tij e publikoi fillimisht ministri i brendshëm turk. Ata ishin kujdesur që në pamje të dilte vetëm Rexhepi. Video u hodh në datën 10 nëntor. Në fakt Gramos Rexhepi është kapur ditën e mërkurë në orën 21:00, në Turqi, në një zonë periferike të Stambollit.

Atje gjendej me dy fëmijët e mitur dhe bashkëshorten kolumbiane. Policia është kujdesur që tek pamjet të mos duken bashkëshortja dhe fëmijët. Është thënë se ka bërë rezistencë gjatë ndalimit, por forcat turke nuk të lënë shumë për të bërë rezistencë.

Është vilë që sipas autoriteteve turke, ka qëndruar për më shumë se nëntë muaj. Në pasaportën e tij është gjetur vulë e 25 shtatorit, por dyshojnë se është e falsifikuar, po verifikojnë si ka hyrë dhe ka dalë. Atë natë në datën 8 në Stamboll janë kapur edhe 22 persona të tjerë, por janë mbajtur sekret të gjithë. Fakti që Gramos Rexhepi u dha me kaq bujë, është sepse ndryshe nga të tjerët, ai është dënuar në disa vende të BE edhe në Amerikën Latine. Ka marrë disa dënime, është arratisur disa herë nga burgjet. Pak a shumë veprat më të rënda që ka Kodi Penal, i ka bërë vetë, nuk ka pritur ti bëjnë të tjerët. Kjo ka plotësuar komponentët që ministri ta nxjerrë vetë dhe jo të lërë mediat.

Ditën e shtunë ka dalë në gjykatë. Do të qëndrojë 90 ditë në dispozicion, deri në momentin që vjen dokumentacioni për ekstradim, që e kërkon Italia dhe Shqipëria. Italia është vendi që e ka gjurmuar dhe që e ka gjetur. Turqit kanë vajtur me informacion. Ndërsa, Shqipëria është vendi ku ai kërkon të vijë. Kur u pyet në Ekuador, ka firmosur që të vijë në Shqipëri edhe pse ka këtu dënimet më të rënda. E veçanta është, nga momenti kur është ndaluar dhe deri tani, nuk është lejuar të takojë avokatët. Avokati nuk ka mundur ta kontaktojë, vetëm në sallën e gjyqit, por kanë thënë që edhe përkthyesi do të jetë i yni.

Populli shqiptar ka një shprehje, ndonjëherë më mirë të të dalë syri se nami. Në Shqipëri, është dënuar me 25 vite për vrasje dhe katër vjet për falsifikim dhe një dënim për 2 vite për arratisje. Ka dënim me 16 vjet e 5 muaj për trafik narkotikësh në Itali. Ka edhe një dënim tjetër në Itali me 20 vite burg. Ka një dënim tjetër në Belgjikë. Pas kësaj ka dënim tjetër në Ekuador, 13 vite. Është njeri që ka marrë gati një shekull me dënime. Është dënuar thuajse në çdo vend ku ka kryer aktivitet.

A është ky trafikant kaq i madh? Patjetër nuk është kaq i madh, sepse pastaj rrëzojmë kartelet e mëdha, por tek peronazhet shqiptare, është më i njohuri dhe më i dënuari. Ky ka trafikuar 140 milionë euro kokainë për dy vite. Në fakt sot ka shqiptarë që kanë bërë më tepër.

Janë 14 organizata, por ndryshe nga karteli që ka kokë, këta nuk operojnë si kartel, ka qenë një aleancë që ka patur distributor furnizimi dhe kjo i ka dhënë figurën qëndrore. Fakti që ka qenë në burg e ka ndihmuar atë. Ai ka qenë në burg në Itali, ka qëndruar me personazhe të famshëm të mafias italiane. Në Itali është arratisur. U kap në Spanjë dhe e ekstraduan në Belgjikë. Është arratisur disa herë.

Në Ekuador ka qëndruar me bosin e kartelit më të madh, Zambrano, njeriu që ka drejtuar narkotrafikun në Ekuador nga viti 2008 deri në 2020.

Kur Zambrano është vrarë, Gramoz Rexhepi ka parë mundësinë të largohet. Parimi është nëse partneri yt vritet, duhet të largohesh, ndryshe ekzekutohesh”, tha Hoxha./m.j

Next Post
A ka militantë kjo PD?

"Foltorja" drejt ndryshimit të emrit dhe heqjes dorë nga PD? Berisha: Ky na mori vulën, identitetin dhe...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Askush nuk ka të drejtë të sulmojë Policinë e Shtetit”, Gogu dënon dhunën në protestë

82 të rinj nisin praktikën në institucionet e Drejtësisë, Gogu: T’u japim arsye për të besuar se e ardhmja ndërtohet në Shqipëri

October 22, 2026
“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

“Edhe me një sy nuk tërhiqem nga Kënga Magjike!”, Rozana Radi reagon pas dëmtimit të rëndë

October 22, 2026
LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

LIVE! Kuvendi nis me përplasje, Noka sulmon Taulant Ballën, Peleshi ndërpret seancën

October 22, 2026
Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

Rama, dorëhiqu! Se me votë nuk ta dalim dot

October 22, 2026
Ukraina kritikon liderët botërorë dhe u bën thirrje vendeve të BE për embargo ndaj naftës ruse

“SHBA-të nuk do vdesin për Evropën”, Kuleba: Duhet të mësojmë të jetojmë pa të

October 22, 2026
Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

Studentët serbë marshojnë drejt Beogradit në prag të tubimit elektoral

October 22, 2026
Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

Çfarë është problemi i sigurisë në PHP që shkaktoi mbylljen e përkohshme të faqeve të internetit në disa vende

October 22, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e premte 28 gusht 2026

Horoskopi i Brankos për sot, e enjte 22 tetor 2026

October 22, 2026
Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

Pas tragjedisë me deputeten që u dëmtua rëndë në këmbë, një tjetër kërcënim trondit politikën në Australi

October 22, 2026
Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

Hetimi për kampet e emigrantëve në Shqipëri fiton çmim europian gazetaresk

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In