• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Zarkës ngre hije dyshimi mbi zyrtarë të tjerë të drejtësisë

by A M
30/07/2024 21:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Edmond Hoxhaj

Kreu i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka akuzohet për vepra penale të korrupsionit dhe ushtrimit të ndikimit të paligjshëm te funksionarë të tjerë të drejtësisë në të paktën tetë çështje penale, përfshirë edhe çështjen e njohur si “Toyota Yaris”, bëri të ditur përmes një njoftimi për shtyp të martën Prokuroria e Posaçme, SPAK – duke ngritur hije dyshimi mbi një rreth prokurorësh dhe gjyqtarësh që lehtësuan akuzat për këto çështje.

Zarka është i vetmi i ndaluar, ndërsa personat e tjerë të akuzuar bashkë me të, ish-oficerja e Policisë Gjyqësore, Erjona Dauti, biznesmeni Astrit Vladi si dhe avokati Radovan Çela, nuk janë gjetur ende nga Policia e Shtetit.

Sipas njoftimit të SPAK, procedimi për këtë çështje u regjistrua në shkurt të këtij viti, ndërsa janë marrë informacione nga agjenci të huaja të zbatimit të ligjit si dhe janë marrë prova nga autoritetet e drejtësisë së shteteve të tjera.

“…Personat nën hetim, në bashkëpunim dhe në disa raste kanë ofruar dhe kanë premtuar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë, kanë pranuar premtime dhe kanë përfituar përfitime të parregullta për të ushtruar ndikim te funksionarët e drejtësisë…,” thuhet në njoftimin e SPAK.

Përfaqësuesi ligjor i Zarkës, avokati Julian Mërtiri pohoi për BIRN gjatë një komunikimi telefonik, se nuk qëndrojnë akuzat e ngritura ndaj të mbrojturit prej tij. sipas Mërtirit, bëhet fjalë “për biseda që nuk provojnë faktet”.

Sipas SPAK, prokurori Zarka dhe personat e tjerë akuzohen se kanë ushtruar ndikim të paligjshëm për tetë çështje penale që po hetoheshin në katër prokurori të ndryshme – çështje të cilat lidhen kryesisht me aktivitete të krimit të organizuar si pastrimi i parave apo kultivimi i narkotikëve.

Interesi kryesor duket se lidhej me çështjen penale të njohur publikisht si “Toyota Yaris”, e cila u regjistrua pas bllokimit në portin e Durrësit në qershor të vitit 2018 të 3.4 milionë eurove të thata të fshehura në dy makina të përdorura dhe të importuara nga Belgjika.

Në lidhje me ngjarjen, u arrestuan fillimisht Klevi Cani, Edi Lika dhe Alban Mollaymeri dhe u akuzuan kushërinjtë Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. Astrit Vladi është vëllai i Elvis Vladit.

Hetimet e atëhershme dështuan të provonin se trafiku i parave përmes makinave të përdorura ishte pjesë e një skeme të pastrimit të parave. Një investigim i mëparshëm i BIRN gjeti se si prokuroria dhe më pas gjykata pranuan si provë alibinë e të akuzuarve – duke e çuar çështjen përfundimisht në gjykatë për veprën penale të “modeklarimit të të hollave në kufi”.

Sipas SPAK, prokurori Zarka në bashkëpunim me Erjona Dautin, Astrit Vladin dhe Radovan Çelën kanë tentuar të ushtrojnë ndikim të paligjshëm përgjatë viteve 2018-2020 për katër çështje penale që lidheshin me të pandehurit Elvis Vladi, Alfred Vladi dhe Alban Mollaymeri.

Një tjetër çështje ku dyshohet se është ushtruar ndikim lidhet me hetimin pasuror ndaj Suel Çelës në shkurt 2020 nga Prokuroria e Posaçme – një personazh i akuzuar për përfshirje në krim të organizuar në Elbasan dhe i shpallur në kërkim si i dyshuar për dy vrasje.

Tre çështjet e tjera penale ku dyshohet se është ushtruar ndikim i paligjshëm u hetuan nga Prokuroria e Tiranës dhe ajo e Vlorës.

Dosja e “Toyota Yaris” u hetua fillimisht në Prokurorinë e Krimeve të Rënda nga prokurorët që sot shërbejnë në SPAK, Ened Nakuçi dhe Doloreza Musabelliu, përpara se të dërgohej për kompetencë në Prokurorinë e Tiranës.

E pyetur nga BIRN, prokurorja Doloreza Musabelliu tha përmes një bisede telefonike se “nuk kishte pasur asnjë ndikim”, ndërsa prokurori Ened Nakuçi ishte i paarritshëm për koment.

SPAK sqaron se hetimi për këtë procedim penal nuk ka përfunduar dhe se po vazhojnë hetimet për fakte të tjera penale apo për persona të tjerë që mund të përfshihen në objektin e kësaj çështjeje. Në këtë rast, hetimet janë kryer në bashkëpunim me Europol, Eurojust, autoritetet franceze dhe belge të drejtësisë.

Next Post
Zbulohet lista, ja kush janë anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS

Zbulohet lista, ja kush janë anëtarët e rinj të Asamblesë Kombëtare të PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

Sekuestrohen 77 kg kanabis në Shkodër, pistoletë, pushkë dhe municion luftarak, arrestohen dy vëllezër

November 7, 2026
Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

Si do të jetë moti këtë fundjavë, njihuni me parashikimin për sot

November 7, 2026
Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

Skandal financiar shkakton “tërmet” në Paraguai, arrestohet presidenti

November 7, 2026
“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

“Sofra e gurtë” sërish para Kryeministrisë, Rama nxjerr pamjet nga “destinacioni më i ri turistik” në Tiranë!

November 7, 2026
Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

Ambasadori britanik takon Haxhiun: E rëndësishme është që strategjia shtetërore për apelimin në Hagë t’i shërbejë Kosovës!

November 6, 2026
Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

Turneu i parë në Amerikën Latine, Papa Leoni XIV mbërrin në Uruguai

November 6, 2026
Kremlini njofton takim trepalësh midis Rusisë, SHBA-së dhe Ukrainës në Abu Dhabi

Putin zbulon datën e negociatave për Ukrainën: Rusia, SHBA-të dhe Kievi në të njëjtën tryezë bisedimesh!

November 6, 2026
“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

“Uroj që përpjekjet të jenë të suksesshme”- Zhupa zbulon strategjinë e PD kundër Ramës: Bashkim i opozitës dhe mobilizim i madh qytetar!

November 6, 2026
Lufta me Rusinë/ Paketat e reja të ndihmave, Zelensky: Javën e ardhshme takime me partnerët europianë!

Zelensky i bën thirrje SHBA-së për raketat “Patriot”: Mos i shtyni dërgesat, Rusia po planifikon sulme të reja!

November 6, 2026
“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

“Vetë propozova ligjin për të cilin u dënova”- Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla: Kërkova ashpërsimin e dënimit për mosdeklarimin e pasurisë

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In