• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i sekretares së përgjithshme të MSH për ryshfet, Ngjela: Goditje e nivelit të lartë! SPAK s’ka frikë, ka filluar të lëvizë

by Java News
03/06/2023 20:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestimin e zyrtares së ministrisë së Shëndetësisë Joana Duro për korrupsion në një tender, avokati Spartak Ngjela e cilësoi si një ‘goditje të nivelit të lartë’ nga ana e Prokurorisë së Posaçme.

Në një lidhje skype për studion e Report TV me gazetarin Nertil Agalliu, Ngjela tha se në 30 vite, ka pasur abuzime të mëdha nga ana e sekretareve të ministrive me tenderat që janë dhënë. Por sipas tij, edhe niveli i lartë i korrupsionit mund të konsiderohet në momentin kur SPAK ka prova për ministra të përfshirë.

“SPAK-u ishte në pozicion të ngrirë deri më tani siç e kisha parë unë. Ndoshta ka filluar të lëvizë, goditja ishte e nivelit të lartë. Nga eksperienca deri tani dimë se sekretarët e shtetit në Shqipëri kanë bërë shumë abuzime. Nuk flas për këtë në veçanti se do shohim provat. Por flas në 30 vite, sekretaret e shtetit në ministri kanë vënë firma për korrupsion.  Mirëpo do shohim si do përparojë SPAK-u për këtë çështje konkrete. Nuk ishte nivel i lartë i korrupsionit. Nivel i lartë janë ministra e tutje”- tha Ngjela.

Sa i takon akuzave të Sali Berishës i cili deklaroi ditën e djeshme se kryeministri Edi Rama ka dhënë urdhër për lirimin e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Ngjela tha se akuzat e kreut të Rithemelimit bien poshtë në momentin kur SPAK ka arrestuar një sekretare të përgjithshme ministrie të partisë që është në pushtet.

“Por fakti që ka goditur një sekretare shteti, partia e së cilës ishte në pushtet, është shenjë pozitive, do të thotë që nuk ka frikë.  Kjo rrëzon edhe pretendimin e Saliut.  Mbase SPAK ka filluar sepse ka zhgënjyer shumë palë në këtë proces”- shtoi avokati.

Ai u shpreh se duhet të presim për përfundimin e hetimeve të SPAK për të parë nëse ka zyrtarë të tjerë të përfshirë në këtë aferë korruptive.

Në 2 qershor, u arrestua sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nën akuzën se ka marrë 330 mije leke te reja ryshfet nga një kompani konkurruese në tenderin për supervizimin mbi rikonstruksionin e qendrave shëndetësore për vitin 2023 dhe 2024 në qarqet Tiranë dhe Durrës me fond limit 805 mijë lekë. Sipas SPAK, shuma 330 mijë lekë, që përbën përfitimin e parregullt nga Laura Shteto është gjetur në zyrën e Sekretares së Përgjithshme. Ndërkohë në pranga ka rënë edhe specialisten e Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara, Laura Shtetën e përfshirë gjithashtu në këtë rast korruptiv, duke i dhënë Duros shumën e parave./m.j

Next Post
“Vetëm një vit afat”, mediat serbe: BE i ka vendosur ultimatum Vuçiç-it për firmosjen e marrëveshjes me Kosovën

FOTO/ Protesta masive në Beograd për masakrat në 2 shkolla, Vuçiç kërcënohet me varje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Meta: Mënyra e shoqërimit të Sarkozy mbresëlënëse! Nuk kam hatërmbetje për mënyrën mafioze si Narkoshteti më rrëmbeu mua

Ilir Meta kërkoi ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO shqyrton sot kërkesën e ish-Presidentit

March 24, 2026
Shpalli kandidaturën për kryetare të PD, Kokalari: Kërkesa do t’i shkojë Berishës nga avokatët amerikanë!

Noka s’i tregon adresën, Kokalari publikon mesazhet: Njoftova edhe Shkëlzenin, se ai i filtron kandidaturat!

March 24, 2026
kosove-autobus

Rritja e çmimit të naftës, operatorët e Transportit: Rrezikohet reduktimi i autobusëve, shteti të ndërhyjë

March 24, 2026
Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

Irani sulme dhe në Europë? Policia britanike gjurmon një grup të rrezikshëm islamist

March 24, 2026
Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Shkenca shqiptare në zi! Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

March 24, 2026
Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

Sot konkursi për pasuesin e Prodës, 14 kandidatët në garë 20 minuta kohë për të shpalosur platformën

March 24, 2026
Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

Rama takim me ministrat në ‘Vilën 30’, në fokus analiza dhe koordinimi i punës

March 24, 2026
A do t’i rrëzojë Kushtetuesja zgjedhjet në Tiranë? Begaj: Do ta mbroj vendimin tim, konflikt për…

“Mirënjohës ndaj SHBA-ve dhe NATO-s”, Begaj: Ndërhyrja kundër regjimit të Millosheviç, i solli lirinë Kosovës dhe…

March 24, 2026
PD mes ristrukturimit dhe rrjeshtimit

Kur dhuna ushqen egon politike

March 24, 2026
Përndiqte dhe kanoste në rrjetet sociale 37-vjeçaren, arrestohet 28-vjeçari

I dënuar me 7 vite burg nga Italia, arrestohet 50-vjeçari në Tiranë

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In