• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i personit me armë në Vorë, PS: Nuk është as koordinator dhe as anëtar i thjeshtë i joni

by A R
19/06/2017 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Socialiste e Vorës ka reaguar pas lajmit se u arrestua një koordinator i kësaj force në këtë zonë. PS përgënjeshtron lajmin duke e cilësuar të rremë. Sipas PS personi i arrestuar nuk është anëtar i saj. Ndërkohë kandidati i PS në Vorë Sadi Vorpsi deklaron se lajmi i rremë u përhap nga LSI.

“Çuditërisht, mediat nuk u njoftuan nga Policia për rastin në fjalë, por nga telefonatat dhe SMS-të e Zyrës së Shtypit pranë LSI-së”, deklaroi Vorpsi.

Reagim i PS VORE

Partia Socialiste e Vores deklaron me pergjegjesi te plote se Albert Ciku nuk eshte koordinator, pjese e strukturave te Partise Socialiste Vore dhe as anetar i thjeshte i Partise Socialiste.

I bejme thirrje mediave te mos deformojne informacionin e mos te keqperdorin publikun.

REAGIM i kandidatit Sadi Vorpsi ne FB:

NJË REAGIM I DETYRUAR

Pritja madhështore që Vora i bëri të dielën kryeministrit Edi Rama dhe puna e palodhur e Partisë Socialiste duket se ka ngjallur jo vetëm xhelozi tek ata që vetë u listuan si kundërshtarë. Të dashur miq, mbrëmjen e sotme një shtetas është arrestuar në qytetin e Vorës.

Çuditërisht, mediat nuk u njoftuan nga Policia për rastin në fjalë, por nga telefonatat dhe SMS-të e Zyrës së Shtypit pranë LSI-së. Kjo e fundit jo vetëm që njoftoi arrestimin e A.Ç, por gënjen edhe natën (mqns dita nuk i tepron) duke e cilësuar të prangosurin si Koordinator të PS-së. Unë i kuptoj mediat e blera, apo viktima të dizinformimit, por kurrësesi LSI-në. Së pari, i prangosuri nuk është dhe nuk ka qenë ndonjëherë, jo koordinator i PS, por as anëtar organizate.

Madje në Vorë nuk e njeh askush, që do të thotë se mund të mos jetë as banor aty. Së dyti, më në fund Policia që anatemon LSI-ja nga mëngjesi në darkë si të lidhur me krimin dhe që po dëmton zgjedhjet, si ka mundësi që paska arrestuar një koordinator të PS?

Turp për ata që pështyjnë atje ku po vazhdojnë të hanë, në rang ministrash, drejtorësh etj.

Vota e 25 Qershorit do t’i japë fund jo vetëm tepsisë ku vunë dhjamë partiçkat, por edhe intrigave të stisura në zyrat e Tiranës.

Next Post
Tropojë, arrestohet i dënuari me dy vjet për përkrahje krimi

Aksidentoi 5-vjeçaren dhe u arratis, prangoset shoferi pas disa orësh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

Fortifikimi i kufirit evropian, ushtria gjermane vendos pengesa antitank në terrenin polak

August 21, 2026
Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

Një gjak, dy ekipe: Përballja Shqipëri-Kosovë në Lojërat Mesdhetare, nën tingullin e këngës së Adem Jasharit

August 21, 2026
Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

Begaj në Itali, pritet nga Mattarella e Meloni, mbështet kuqezinjtë në Lojërat Mesdhetare

August 21, 2026
Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë -

Të paktën 14 të vrarë pas një sulmi rus ndaj një qendre tregtare në Ukrainë –

August 21, 2026
Vatër e fuqishme zjarri pranë kufirit greko-shqiptar, flakët përpijnë hektarë me pyje e bimësi!

E fundit: 8 vatra zjarri mbeten aktive, shpëtohen disa banesa në Pukë e Mirditë, ndërhyrje nga ajri në Dukat!

August 21, 2026
Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin -

Piratët rrëmbejnë një cisternë të lidhur me Iranin –

August 21, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Vendimi i gjykatës britanike mund të pengojë deportimin e viktimave shqiptare të trafikimit

August 21, 2026
La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

La vajzën 11-vjeçare vetëm për dy ditë për të ndjekur ndeshjen në Elbasan, babai nën hetim në Qipro

August 21, 2026
Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

Dita e 83-të / Protestuesi paralajmëron përshkallëzim në shtator: Do të bllokojmë rrugët!

August 21, 2026
Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

Zyrtare/ Një tjetër anglez për Interin, prezantohet mesfushori

August 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com