Spitali Universitar i Traumës ka dalë në një deklaratë si pasojë e ngjarjes së fundit ku Fitim Marku, me detyrë mjek reanimator, është arrestuar pasi u kap në flagrancë për korrupsion.
Në deklaratë thuhet se raste të tilla nuk duhet të jenë objekt për të njollosur të gjitha bluzat e bardha që kryejnë me përkushtim dhe korrektësi detyrën cdo ditë.
Gjithashtu Spitali i Traumës garanton qytetarët se nuk është ndërprerë dhe nuk do të ndërpritet ne asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë.
Deklarata e plotë:
Nisur nga ngjarja e sotme e ndalimit të mjekut me inicialet F.M, Spitali Universitar i Traumës inkurajon organet e drejtësisë për të çuar deri në fund hetimin dhe zbardhjen e së vërtetës, për të vënë para përgjegjësisë këdo që përfshihet në veprime të kundërligjshme, përkundrejt shërbimit që ofrohet për qytetarët.
Raste të tilla nuk duhet të përkthehen në njollosjen e të gjitha bluzave të bardha, mjekëve dhe infermierëve, të cilët e kryejnë me përkushtim dhe korrektesë punën e tyre çdo ditë në shërbim të pacientëve.
Garantojmë qytetarët se, në Spitalin Universitar të Traumës nuk u ndërpre dhe nuk do të ndërpritet në asnjë moment shërbimi për këdo që ka nevojë për kujdes mjekësor.
/e.d
sa i perket korupsionit …. ska asnje permiresim. nuk egziston rekomandimi i mjekut te familjes,Joooooo, Ka vetem pagese 1 mije leke te reja ne dore mjekut specialist- Pagese me liste , me shumice, tek salla e operacionit.