• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i mjekut, gazetari Dervishi: Spektakël i shëmtuar, pse nuk vendosin agjentë te ministritë?!

by Java News
23/09/2022 22:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetari Lutfi Dervishi ka bërë një reagim në rrjetet sociale në lidhje me arrestimin e mjekëve ditën e sotme në Spitalin e Traumës duke e cilësuar “spektakël të shëmtuar”.

Nisur nga operacioni për vënien në pranga të njërit prej tyre përmes një agjenti të infiltruar që i jep ryshfet, Dervishi ngre pyetjen pse nuk përdoren këto metoda për të hetuar tenderat apo shkeljet në institucionet e tjera shtetërore.

Shkrimi i plotë i Lutfi Dervishit:

Arrestimi i mjekëve, një spektakël i shëmtuar policor!

E premte pasdite. Kur mendon se lajmi i ditës është miratimi me urgjencë nga ERE-i kërkesës së qeverisë për rritjen e çmimit të energjisë për ata që konsumojnë mbi 800 kwh në muaj, befas sheh një skenë NETFLIX-i.  Policë me maska, makina policie me sirena dhe agjenti i infiltruar që i vë prangat një mjeku pasi i ka ofruar 20 mijë lekë.

Mjeku, apo kushdo, që është përfshirë në rrushfet – le të përballet me pasojat morale, administrative dhe ligjore të aktit të kryer, por ka disa pyetje për këtë aksion të mediatizuar të policisë.

Si është e mundur që kemi agjentë të infiltuar vetëm në spitale?

Pse nuk kemi agjentë të infiltruar te trafiku drogës?

Pse nuk kemi agjentë të infiltuar te tenderat? Te kryeministria? Te ministritë? Te bashkitë? Pse vetëm në spitale? Spitalet janë vendi ku gëlon krimi i organizuar dhe korrupsioni? Spitalet janë vendi ku avullojnë fondet publike dhe ku përfundojnë milionat e trafikut të drogës dhe çdo trafiku tjetër?  Spitalet janë vendi i paligjshmërisë në këtë vend? Spitalet janë skenat e krimit të pazbardhura?

Angazhohen agjentë të infiltruar për ryshfet dhe jo për krimin e organizuar dhe korrupsionin! Kësaj i thonë të shkrepësh topin për të vrarë mushkonjën.

E sigurtë është që operacioni policor që ende nuk i dimë emrin e koduar (ndoshta e quajnë “peshku i madh”)  kushton shumë fish më shumë se “20 mijë lekëshi” që agjenti i infiltuar i ofroi mjekut. Por ajo që quhet ekonomi hetimi duket është një nocion i huaj jo vetëm për policinë, por edhe për prokurorinë dhe gjykatën që së bashku  bëjnë trinonimin perfekt të drejtësisë tuniziane: i fortë me të dobëtin dhe i dobët me të fortin.

Besimi i publikut te policia dhe te drejtësia nuk kthehet kur i vendos prangat mjekut, infermierit apo sanitares. Besimi kthehet kur shohin që merresh seriozisht me rastet e abuzimit të pushtetit dhe besimit të publikut.  Gjykuar nga disa veprime të policisë duket se e keqja më e madhe në këtë vend janë mjekët dhe infermierët (që nuk kanë ikur ende në Gjermani).

Ne e pranojmë që jemi shumë larg nivelit të vendeve ku policia merr ne pyetje kryeministrin, por nuk duhet të shkojmë kaq larg sa të mendojmë se duke luftuar ryshfetin te bluzat e bardha, do i zbardhim faqen vendit dhe do të përmirësojmë renditjen në tabelën e vendeve të korruptuara.

Të thuash që ka ryshfet në spitale është si të thuash sot është e premte, por të pretendosh që këtë problem do ta zgjidhësh me polici, me pranga dhe lincim publik  i ngjan personit që kërkon në det çelësin e humbur në tokë.

Së paku media duhet të tregohet e kujdesshme për të mos zbuluar identitetin e mjekut dhe për të mos nxjerrë pamjet e “triumfit policor” në spitalin e traumës.

Next Post
Skandali me tenderat, Universiteti Bujqësor blen një blender për 276 mijë lekë

Skandali me tenderat, Universiteti Bujqësor blen një blender për 276 mijë lekë

Comments 2

  1. Zhani Pusteci says:
    4 years ago

    E mira do të ishte, të vinin agjentë sekretë, edhe nëpër redaksitë e mediave, për të provuar paratë e pista, që paguhen edhe gazetarë si puna jote o Lutfi Dervishi, për të goditur qeverinë.
    Do parë kjo punë.

    Reply
  2. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    edvini i degjeneruari me baxhanakun e tije cucin i bejne kto pislliqe,kta jane shkaktaret e cdo te keqje ne vendin tone.Duhet te kete urrejtje populli ndaj ktyre ndytsirave barbare,shkatrruan vendin,e boshatisen me pislliqet e baballarve te tyre antishqiptare.

    Reply

Leave a Reply to shkurt 2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

Tkurrja e euros/ Ndërhyrjet e BSH në blerje valute, pa efekt

March 31, 2026
“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

“Do të hapet, në një mënyrë ose në një tjetër”, paralajmërimi i fortë i Rubios: SHBA nuk do të tolerojë bllokimin e Ngushticës së Hormuzit

March 31, 2026
Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

Mediat turke ankohen për fishekzjarrët para hotelit të Turqisë

March 31, 2026
“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

“Pas datës 20 s’ka analiza në QSUT!”, PD kërkon interpelancë me ministren e Shëndetësisë

March 31, 2026
Ambasadori i Shqipërisë në BE: Brenda vitit 2026 mbyllim disa kapituj

“Nuk ka bllokim të procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE”, ministri Ferit Hoxha: Miratimi i IBAR në dorë të vendeve anëtare

March 31, 2026
Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

Përjashtimet në PD, Spahiu: Berisha ka zbuluar më shumë armiq brenda partisë se Enver Hoxha e Stalini së bashku

March 31, 2026
Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

Mbështetja nga Rusia dhe SHBA-të nuk po e shpëton Orbánin në zgjedhje

March 31, 2026
Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

Finalja me Turqinë, Zhegrova feston ditëlindjen, FSK: Tortën do ta presim pas ndeshjes

March 31, 2026
Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

Vritet gjenerali i lartë iranian dhe familjarët e tij

March 31, 2026
Një ditë pasi dosja e tij kaloi për gjykim, Meta kërkon ndryshim të masës së sigurisë në GJKKO

GJKKO i refuzoi 50 mijë eurot, Ilir Meta kërkon lirinë nga Gjykata e Lartë

March 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In