• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Metës, avokati që e çoi në SPAK: Ky është “gjyqi i jetës”! 8 biznesmenë të përfshirë në aferën CEZ-DIA

by A R
22/10/2024 10:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokati Romeo Kara në “Ora e Fundit” në ABC News tha se kjo është një ditë shumë e rëndësishme edhe për qytetarët shqiptarë.

Pas më shumë se 30 vitesh theksoi ai, qytetarët po shohim se marrja peng ka marrë fund. Po ashtu ai shtoi se në aferën CEZ-DIA ka edhe tetë biznesmenë të tjerë të përfshirë.

“Unë e kam thënë që do të arrijë një ditë, që do të ketë një fund kjo marrja peng nga qeveritare që kanë marrë peng. Kemi pasur gjithë predispozicionin tonë, për të fuqizuar zërin në publik dhe tek organet e drejtësisë që ne duam drejtësi. Jemi rrjepur për së gjalli nga politika shqiptare. Sa i përket biznesmenit, që i ka dalë emri nuk e di, por mund të them që janë 8 biznesmenë, disa oligarkë të mëdhenj, janë të mëdhenj. Ne e dimë se si janë ngritur këta persona. Por asgjë nuk është e pamundur edhe përballja me to. Edhe shitja e pijeve alkoolike është shtuar sot në darkë, njerëzit kanë ngritur dolli”, tha ai, duke shtuar: “Ky është gjyqi i jetës së Metës dhe Gjokutaj, ta shohim do ta fitojnë apo jo.

Gjithashtu avokati komentoi edhe deklaratën e bërë nga avokati i Ilir Metës, Gjokutaj, duke thënë se ka bërë kallëzim të rremë. Avokati tha se nuk ka bërë aspak kallëzim të rremë dhe se të gjitha faktet janë aty.

Më tej ai nënvizoi se avokati Genc Gjokutaj do të duhej ta kursente veten nga deklaratat.

“Nuk më ka thënë ndonjëherë që kam bërë kallëzim të rremë. Por jam i sigurt që do ta humbë këtë çështje. Faktet janë aty. Po të ishte kallëzim i rremë, Prokuroria do ta kishte mbyllur, por ka kaq vite dhe mund ta kishin thënë. Por është hera e parë sot. Unë jam më i vërtetë se Genci dhe të gjithë Gencat e Shqipërisë”, u shpreh ai.

Më tej shtoi se SPAK zotëron të gjitha faktet për vilat e Metës jashtë shtetit.

“SPAK i ka të gjitha informacionet. Mund të them që kjo aferë është bekuar nga Ilir Meta. “Zorra qorre” e Metës, është zëri i dytë në çmendinë e Metës. Me çfarë financohen? Unë nuk nis beteja për t’i lënë. Sot mendoj që kjo është fitore për të gjithë shqiptarët që në fund të tunelit po duket dritë. Njerëzit duan vetëm drejtësi. Në çdo aspekt të jetë duhet drejtësi. Në bazë të ligjit, jam në gjendje të bëj kallëzim, dhe i bindur dhe i ftoj të gjithë llapazanët e Metës, të shohin se ku jetoj unë.”, u shpreh ai.

/a.r

Next Post
DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

DETAJE / Meta, një orë në qeli me avokatin! Kreu i PL del nesër para GJKKO, sot takim me familjarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

Bie numri i maturantëve edhe këtë vit, teste të veçanta për ata me aftësi ndryshe

March 18, 2026
BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

BE na pranon, por ende jo anëtarët/ Mbyllja e negociatave: Komisioni pro Shqipërisë, fjalën e fundit e kanë shtetet anëtare

March 18, 2026
Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

Një “boom” dhe një top zjarri! Trupi qiellor bie mbi Ohio, NASA jep detajet (VIDEO)

March 18, 2026
Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

Prag katastrofe atomike, Teherani dhe Moska ngrenë alarmin

March 18, 2026
Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

Ktheu shtëpinë në laborator droge dhe shiste kokainë pranë supermarketeve, arrestohet shqiptari në Itali

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In