• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Arrestimi i Kserës/ Vasili: Kush abuzon me ligjin ndëshkim maksimal

by Lorenc Vangjeli
30/01/2016 17:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste të Shqipërisë, Petrit Vasili ka dhënë një prononcim për televizionin “Top Channel”, ku ka folur për çështje që kanë të bëjnë me sistemin e drejtësisë dhe për reformën në këtë sistem.

Fillimisht, Vasili është pyetur se cili është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim sa i takon çështjes së arrestimit të ish-ministrit, Spiro Ksera.

“Abuzuesi me ligjin nuk e ka më emrin, as ministër, as drejtor, as specialist, as shef sektor, është njeri që ka shkelur ligjin. Dhe vetëm ky koncept duhet të na prijë. Sa herë që themi u dënua një figurë e lartë apo e ulët, shkelësi i ligjit mund të jetë në një pozicion të lartë apo të ulët, por është shkelës ligji,dhe ndaj tij qëndrimi është i prerë, duhet të shkojë atje ku e ka vendin”, – thotë Petrit Vasili.

Ndërkaq, Kryetari i Grupit Parlamentar të LSI-së, i pyetur për çështjen e mandatit të Prokurorit të Përgjithshëm, është shprehur se kjo është një çështje teknike dhe juridike dhe aspak politike.

“Janë shumë mandate për të cilat flitet. Këtu çështja është zgjidhja në parim lidhur me këtë problem, në frymë dhe të Komisionit të Venecias, do të kemi një ndërprerje të menjëhershme të mandateve apo në përfundim të mandatave të zgjedhurit rishtar do të jenë sipas procedurave të reja? Kjo është një çështje edhe e interpretimit juridik, jo të politikës”, – shtoi Vasili.

Sa i takon ngritjes së Byrosë Kombëtare të Hetimit,Vasili deklaroi se LSI-ja e mbështet krijimin e këtij institucioni të ri për luftën kundër korrupsionit dhe se duhet bashkëpunuar me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet ky institucion.

“Tashmë duhet të bashkëpunojnë edhe me komisionin e posaçëm të reformës në drejtësi për të parë mënyrën sesi do të pozicionohet, sesi do të qëndrojë, sepse jemi në një dritë të re. Nuk besoj se mund të neglizhojmë faktin që edhe ky është një institucion i caktuar, kemi tërësi të elementëve të reformës në drejtësi, të cilët kanë të bëjnë edhe me hetimin, hetimi penal është një problem shumë delikat”,- vijon  Vasili.

Sipas Zv.Kryetarit të LSI-së, debatet politike nuk do të vonojnë reformën në drejtësi, që duhet të realizohet nëpërmjet konsensusit me të gjitha palët.

“Do të ishte shumë e çuditshme që ne do të kishim një konsensualitet të menjëhershëm për një dokument të vetëm, pa asnjë koment, e pa asnjë opinion në mënyrë të menjëhershëm, sepse do të ishte një konsensus artificial dhe nuk do t’i rezistonte kohës. Ky është konsensus mëse i vërtetë sepse po ndërtohet nëpërmjet debatit”, – u shpreh Petrit Vasili.

Next Post

Rrëfimi i Soni Malaj: Ju tregoj dashurinë e jetës time

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 11 Nëntor 2026

November 10, 2026
Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

Mafia shqiptare në aleancë me ‘Ndranghetën’, zbardhen lidhjet kriminale në Itali

November 10, 2026
Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

Ndryshime në drejtimin e KESH-it, largohet Viola Haxhiademi. Ja kush e zëvendëson

November 10, 2026
E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

E pazakontë në Dukat, i riu hyn me hanxhar në lokal dhe kërcënon klientët. Detaje nga ngjarja e rëndë

November 10, 2026
Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

Të pasurit jo vetëm u pasuruan më shumë, por u bënë edhe më të paskrupullt

November 10, 2026
Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

Gjyqi ndaj grupit të Laert Haxhiut, paraqitet në GJKKO për të dëshmuar babai i Noizy-t

November 10, 2026
Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

Ndryshojnë çmimet e karburanteve! Bordi: Nga sot, nafta 208 lekë dhe benzina 167 lekë/litër

November 10, 2026
Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

Hita: 132 mijë fidanë kanabisi u goditën në tentativë kultivimi. Do godasim financuesit dhe përfituesit e drogës

November 10, 2026
Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

Vrasja e Urim Fikut në Bulqizë, policia gjen një kallashnikov dhe gëzhoja në banesë

November 10, 2026
Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

Buxheti 2027 për mbrojtjen, Rama ndan videon: Vijojmë modernizimin e Forcave të Armatosura

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In