• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Kokës/ Basha: Vetingu i politikanëve ia bën më të lehtë punën SPAK-ut

by Java News
15/12/2021 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka folur sërish sot për mediat, një ditë pas arrestimit të ish-ministrit Lefter Koka, ku e konsideroi jetike dhe vendimtare për partinë që ai drejton luftën kundër korrupsionit.

Basha u shpreh se ka kërkuar Vetingun e politikanëve për t’ia bërë më të lehtë SPAK-ut punën e tij, pasi përmes vetingut politikanët dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues fondesh publike.

“Ditën e djeshme SPAK-u, ka arrestuar Lefter Kokën dhe disa bashkëpunëtorë në aferën e inceneratorëve, sikundër ka shpallur në kërkim edhe disa të tjerë. Sot dua t’ju drejtohem të gjithë qytetarëve shqiptarë me 4 mesazhe të qarta, të cilat i kemi komunikuar gjatë këtyre kohëve, nisur nga aferat korruptive, por më e madhja e mafies së inceneratorëve. Mesazhi i parë është që për PD lufta kundër korrupsionit është jetike, vendimtare për Shqipërinë, për shtetin ligjor, të drejtat e njeriut dhe mirëqenien e shqiptarëve. Problemi numër një është problemi i mirëqenies. Problemi numër një i keqqeverisjes është korrupsioni. Shqipëria nuk është e varfër, por është e vjedhur. Ja ku duket sot fare qartë se si taksat që kanë marrë nga qytetarët i kanë vjedhur në bashkëpunim me njëri-tjetrin politikanët.

Një skemë e ndërtuar nga persona të krimit të organizuar në bashkëpunim me oligarkinë. Pasi kanë vjedhur ditën për diell paratë, me këto para kanë paguar edhe për të heshtur. Nuk na i kanë mbyllur dot gojën ne. U jemi drejtuar me thirrje dhe me hapa ligjorë SPAK. Njësoj si është i rëndësishëm dekriminalizmi, njësoj është e rëndësishme lufta kundër korrupsionit. Pa rezultate konkrete asgjë nuk mund të ndryshojë. Ndaj për PD-në dhe për mua si kryetar i saj, misioni nr. 1 është lufta kundër korrupsionit dhe krimit. Kur SHBA-të e shpallin luftën kundër korrupsionit mision kombëtar, me demokracinë e tyre të zhvilluar shpallin e korrupsioni cenon interesat kombëtare, po ne këtu? Ku një grusht njerëzish kanë grabitur dhe gllabëruar çdo gjë. Ministra të qeverisë pastrojnë para dhe grabisin prona publike. Vetingu i politikanëve është vetëm një mjet për të luftuar korrupsionin dhe krimit. Pse e kemi kërkuar vetingun e politikanëve? Për t’ia bërë më të lehtë SPAK-un të bëjë punën e tij. Sepse politikanët që kanë vjedhur, përmes vetingut dalin haptas si hajdutë dhe përvetësues të fondeve publike”, tha Basha.

Kryedemokrati u shpreh i bindur për ta luftuar dhe për të ecur përpara.

“Goditja të jetë e vërtetë të mos mjaftohet me ‘koka turku’. Natyrisht Lefter Koka nuk është thjesht një ‘kokë turku’ se ishte ministër. Por siç e thashë dje nuk mund t’i bënte i vetëm. Edhe ish qeverisja e PD ka pasur korrupsion jemi të vendosur ta luftojmë edhe atë. Nuk mund të ketë ndryshim për shqiptarët. E di që shpesh kjo retorikë është bërë bajate. Sa herë kemi dalë ne denoncime edhe qytetarët kanë folur për korrupsionin e qeverisjes sonë. Por ne jemi të vendosur të ecim përpara, të shkëputemi nga e kaluara jonë e keqe, dhe te zgjedhim të ardhmen që vetëm ne mund ta sjellim për shqiptarët!”, deklaroi Basha.

g.kosovari

Next Post
Hapja e universiteteve për konsultime dhe provime, Kushi-studentëve: Do të jemi në krahun tuaj

Kushi: Medalistët do të shpërblehen për të gjitha garat, Briken Calja do të vlerësohet…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In