• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimi i Klevis Balliut, çfarë parashikon Kodi Penal

by Java News
07/05/2019 19:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Arrestohet ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu për organizimin e tubimeve të paligjshme, bllokim të rrugës dhe kundërshtim me dhunë të forcave të policisë. Ish-deputeti u shoqërua rreth orës 11:00 nga forcat e policisë, teksa së bashku me disa banorë të zonës së “Astirit” bllokuan rrugën paraditen e sotme, në tentativë për të penguar kalimin e eskortës së kryeministrit Edi Rama.

Balliu dhe banorët zaptuan rrugën duke penguar qarkullimin e automjeteve. U ulën në mes të rrugës në zonën e Unazës së Madhe, ndërsa kreu i qeverisë nga kjo rrugë për të shkuar në një aktivitet tek Fabrika e Miellit. Pati konfrontime me forcat e policisë që tentuan të largojnë protestuesit nga rruga. Vetë ish-deputeti i PD-së u përplas me uniformat blu, në mbështetje të të cilëve ishin edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Shqiponjat.

Balliu u shoqërua nga forcat Shqiponja ndërsa në momentin që ai po futej në furgonin e policisë ka bërë rezistencë. Për pasojë është thyer edhe xhami i furgonit, që Balliu e shfrytëzoi si një “dritare” për të dalë me gjysmën e trupit duke bërë simbolin e PD-së, dy gishtat

Sipas nenit 236 për kundërshtim të punonjësit të policisë së rendit publik, dënimi është nga gjobë deri në një vit, dhe deri në shtatë vjet kur ushtrohet dhunë fizike më shumë se një herë dhe në bashkëpunim.

Ndërkohë neni 262 për organizimin dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme dënohet me gjobë ose burgim deri në një vit, për manifestimet pa leje, me burgim deri në tre vjet kur manifestimi i paligjshëm vijon edhe pas paralajmërimeve për shpërndarje, dhe nga gjobë deri në dy vjet burg, kur vepra përsëritet më shumë se një herë dhe sjell pasoja të rënda.

Sa i përket bllokimit të rrugës, Kodit penal parashikon deri në 3 vite burg. Mazhoranca në një draft për ndryshimin e Kodit Penal ka kërkuar ashpërsim të dënimeve për disa çështje të ndjeshme së fundi, siç është bllokimi i rrugëve, një ligj i mbajtur vetëm në letër dhe i pazbatuar deri më sot, apo edhe ndëshkimi më i ashpër sa i përket sigurisë ushqimore.

Bashkë me Klevis Balliun u shoqëruan edhe disa banorë, ndërsa tre të tjerë ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, pasi nuk u ndjenë mirë gjatë konfrontimeve të shumta që pati gjatë tubimit me bllokim rruge. Kujtojmë se banorët e Astirit prej kohësh janë në protestë për të kundërshtuar prishjen e banesave të tyre që preken nga zgjerimi i Unazës së Madhe.

/a.meta

Next Post
FOTOT/ 10 vendet magjepsëse të Gjermanisë

FOTOT/ 10 vendet magjepsëse të Gjermanisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com