• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

Arrestimi i Gjuriçit në Kosovë, NATO: Vendimi i duhur! Serbia ‘provokoi’

by A R
15/04/2018 14:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Burime nga NATO-ja kanë thënë se zyrtari serb, Marko Gjuriç, më 26 mars ka hyrë ilegalisht në Kosovë dhe si rrjedhojë është arrestuar, kurse presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dërguar në veri të vendit Policinë pa miratimin e KFOR-it.

Kështu i kanë thënë agjencisë serbe të lajmeve “Beta”, zyrtarë në selinë e NATO-s në Bruksel, të cilët kanë theksuar se “fillimisht Gjuriçi nuk ka respektuar procedurën e nevojshme pasi kërkesën (tek autoritetet në Prishtinë) e ka dërguar pas orës 17 të premten, kur zyra nuk punon më dhe lista e njerëzve në përcjellje ka qenë e paplotë dhe për shqiptarët e Kosovës kjo ka nënkuptuar se procedura nuk u respektua”.

“E dyta është intervenimi i Policisë së Kosovës në veri sepse, kur ata planifikojnë të hyjnë përmes Ibrit në veri, duhet të njoftojnë KFOR-in dhe të kërkojnë leje, kjo është pjesë e marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe për këtë pyetet NATO-ja dhe këtë duhet ta respektojnë të dyja palët”, ka thënë burimi i agjencisë “Beta”.

“Presidenti [Hashim] Thaçi këtu ka reaguar shpejt sepse ka vlerësuar se kemi të bëjmë me një provokim kur u njoftua se Gjuriçi ka hyrë në veri të Kosovës”, ka shtuar ky burim.

“Mund të themi se Gjuriçi ka mundur të telefonojë dhe të thotë se dëshiron të vijë sepse orari i punës ka përfunduar, dhe t’i thuhej: Po mik, mundesh… por gjëra të tilla nuk ndodhin mes Serbisë dhe Kosovës”, citon “Beta” burimin anonim në NATO.

Në lidhje me faktin se Policia e Kosovës ka shkuar në numër të madh dhe e armatosur rëndë për të arrestuar Gjuriçin, burimi i ka thënë “Betas” se ndonëse është dukur “dramatike”, megjithatë thotë se ardhja e Gjuriçit në Kosovës ka qenë “provokim”.

“Beta”, duke iu referuar disa dyshimeve se në “rastin Gjuriç” ka mundur të jetë e përfshirë edhe Rusia, ka kërkuar nga zyrtarët e NATO-s të komentojnë këtë çështje. Ata kanë thënë se “ka pasur retorikë dhe deklarata ruse të cilat kanë mundur të interpretohen se, nëse Serbia do të hynte në Kosovë, ne do të jemi me të”.

Sepse, siç shtojnë ata, “atë natë janë dëgjuar porosi nga Beogradi se, nëse për disa orë gjërat nuk i kthehen normalitetit, do të vijë deri tek pushtimi i plotë i Kosovës”, shkrua “Koha.net”.

“Kanë qenë fjalë, e njëjta vlen edhe për Prishtinën, pra ‘dhëmbë për dhëmbë’, dhe secila palë jep versionin e vet të incidentit, nuk e dimë saktë se cila është e vërteta, por, kur gjithçka qetësohet, të dyja palët duhet të bisedojnë”.

Burimi i “Beta-s” ka përfunduar duke thënë se “e tërë ajo situatë, megjithëse është dukur befasuese, ka përfunduar mirë, sepse është kuptuar se Policia e Kosovës dhe njësitet speciale janë shumë profesionale”.

“Sepse gjithçka përfundoi pa dëme dhe pa viktima, EULEX-i nuk ndërhyri si palë tjetër parandaluese, KFOR-i nuk intervenoi si palë e tretë parandaluese, që do të thotë se kosovarët dinë të zgjidhin situatat”.

“Kjo do të thotë se Kosova është në rrugë që të bëhet më e pjekur, sepse nga pikëpamja e sigurisë, nëse KFOR-it do t’i duhej të intervenonte, nuk do të ishte mirë. Dhe kjo tani do të thotë se Kosova ishte në gjendje të zgjidhte situatën që kalonte kufijtë e asaj që zakonisht ndodh atje”, ka përfunduar burimi i agjencisë “Beta”.

a.ç

Next Post
Genc Pollo, një mashtrim i radhës!

Të shkëputesh nga Turqia, 105 vjet pas pavarësisë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

Integrimi në BE, gazetari: Berisha ka ndjekur një agjendë antishqiptare dhe po mbyll me turp kapitullin politik

February 10, 2026
Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

Kush është Berisha në dosjen ‘Epstein’? Përmendet në 43 dokumente, emaile sekrete e takim misterioz

February 10, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

Ambasada e SHBA paralajmëron amerikanët në Tiranë: Shmangni demonstratën e PD…

February 10, 2026
75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

75% e shqiptarëve çojnë për faturat publike 10-50% të buxhetit mujor

February 10, 2026
Nesër protesta e PD, Policia merr masa: Kufizim i qarkullimit në disa akse rrugore

Sot protesta e PD / Mbi 1500 efektivë në gatishmëri, nga ora 13:00 nis bllokimi i qarkullimit në rrugët e Tiranës

February 10, 2026
“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

“Me mikun tim të çmuar…”, Rama ndan pamjet nga takimi para darkës me Antonio Costan

February 10, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

180 vjet burg kundër historise

February 10, 2026
Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

Pse ka rënë euro? Ekspertët: Ka ndikuar rritja e turizmit. Publiku: Ka para të pista në treg

February 10, 2026
Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

Moti për sot me vranësira të dendura, reshje shiu në këto pjesë të territorit

February 10, 2026
Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In