• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Fredi Belerit, Bejko: Nëse është fajtor të mbajë përgjegjësi, ndryshe prishet imazhi i vendit

by Java News
12/05/2023 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Ropland Bejko i ftuar në ABC News këtë të premte ka komentuar arrestimin e Fredi Belerit në Himarë për shit Blerje votash.

Bejko në fjalën e tij është shprehur se shpreson që kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, të mos jetë i përfshirë në këtë aferë korruptive për zgjedhjet, pasi një fenomen i tillë do të na kthejë 32 vite pas.

Ndër të tjera ia ka theksuar se çështja e tij është një çështje delikate pasi nëse do të dalë i pafajshëm atëherë do të kemi prishje të imazhit të Shqipërisë në BE dhe do të ketë një ndikim në lidhje me marrëdhëniet me fqinjët tanë Greqinë.

“Dënoj çdo lloj tentative për blerje vote nga koalicioni Bashkë Fitojmë dhe PS-ja pasi nga PD-ja nuk mendoj se arrin deri këtu. Bota e politikës se vjetër prej 32 vitesh nuk ka si ti shpëtojë nga fenomeni i blerjes së votës. Nëse Beleri e ka kryer një gjë të tillë le të mbajë përgjegjësi, nëse do të jetë instumentim do të jetë prishje për imazhin e Shqipërisë dhe ndikim në raportin me Greqinë.

Athina ka qenë shumë korrekte në reagimin e saj. Ka pasur disa reagime, nga ana e grekëve, por nëse drejtësia do të vertetojë që ai është i implikuar në blerjen e votave ai do të dënohet njëlloj siç mund të ndodhte nëse dhe unë do të isha në vendin e tij. Në rastin konkret nëse drejtësia vërteton se ai është fajtor të marrë dënimin e merituar, nuk do të thotë që të jesh minoritar nuk mund të prekesh. Janë çështje sovraniteti dhe integriteti të çdo vendi. Nëse del se kemi instrument politik do të kthehet në bumerang, për vetë qeverinë dhe drejtësinë shqiptare dhe do të dalë qesharke.

Athina është shumë sensitive për çështjen e minoritetit në ditë zgjedhje, pasi janë vetëm disa minoritarë të përfshirë në zgjedhje, nëse del se zoti Beleri është i pafajshëm qeveria shqiptare do të ketë një raport të fortë nga BE dhe imazhi i Shqipërisë do të jetë më keq seç është tani. Do të vijojmë në narrativën 32 vjeçare që nuk bëjmë dot zgjedhje të lira dhe demokratike”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me thirrjen e Belerit para disa ditësh për helenizimin e Himarës dhe për mbrojtjen që Berisha i bëri deklaratës së tij, Bejko është shprehur se Sali Berisha është një figurë politike që bën çdo gjë për mbrojtjen e të vetëve dhe çdo gjë për të shkatërruar e ofenduar kundërshtarët.

Kandidati i PD-së për Tiranën është shprehur se Beleri e nisi keq fushatën e tij, pasi risolli në vëmendje edhe një herë nacionalizmat që për mua tashmë më duken si mbetje të shekullit të kaluar.

“Ai e nisi keq fushatën e tij, me n

një flamur të vorio-epirit, këto kategori më duken si mbetje të shekullit të kaluar, nuk janë më në modë qarqet nacionaliste, por janë disa organizata dhe persona që ndodhen dikur për të prishur imazhin. Kandidimi i Belerit një figurë problematike në Himarë. Një kandidim i tillë tregon se zoti Beleri është në vështirësi, dhe lidhur me të tashmen reagimi i tij nuk është fajtor për shkak se e shkuara e tij është me vepra të ndryshme për këto debate etnike”, ka thënë ai./abcnews.al

Next Post
VIDEO/ “Fitore vëllait tim, inovator!”/ Kryeministri i Malit të Zi Abazoviç uron Veliajn: Vlera universale për…!

VIDEO/ "Fitore vëllait tim, inovator!"/ Kryeministri i Malit të Zi Abazoviç uron Veliajn: Vlera universale për...!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

Organizatori i pritjes së Ramës në Michigan: Nëse vendos të kandidoj në Pukë, do ta shohim në fushë

September 28, 2026
Ish-presidenti François Hollande bie pre e një grabitjeje, dy të arrestuar

Ish-presidenti francez rikthehet në skenën politike: Të bashkohemi për të mundur Le Pen

September 28, 2026
Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

Hiri nga Etna, vijon për të tretën ditë radhazi pezullimi i fluturimeve në aeroportin e Catanias

September 28, 2026
Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

Anëtarësimi/ Ambasadorja e BE në Shqipëri: Arritje të mira dhe ecuri konkrete, bashkëpunimi rajonal i rëndësishëm

September 28, 2026
Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

Maliq, Këshilli Bashkiak voton kundër shkrirjes me Korçën

September 28, 2026
“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

“Partizani”, GJKKO shtyn gjyqin ndaj Berishës dhe të pandehurve të tjerë

September 28, 2026
Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

Rama batuta me “gangsterin rus” dhe “lodrat kineze”: BE ka 7 kandidatë, të mblidhemi të gjithë rreth tavolinës

September 28, 2026
Zjarr i madh në Parkun Natyror të Viroit në Gjirokastër, dyshohet i qëllimshëm

Flakët dalin jashtë kontrollit në një grumbull mbetjesh në Lezhë, rrezikohen banesat

September 28, 2026
Pagat për magjistratët, Rama: Secili institucion në vendin e vet! Fondin e propozon Qeveria dhe e miraton Kuvendi

“Shpresoj të mos na lini sërish në baltë”, Rama: Shqiptarët ende e duan BE-në, ndryshe nga vendet anëtare

September 28, 2026
Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

Operacioni antidrogë në shkollat e Tiranës| Shpërndarësit vepronin në 8 grupe, goditen dhe 5 furnitorë

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com