Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 7 zyrtarët e Inspektoriatit Vendor Urbanistik të Kamzës.
Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” pasi kanë lejuar punimet për disa objekte pa leje.
Pavarësisht pretendimeve të shprehura nga avokatët mbrojtës të inspektorëve, gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për izolimin e tyre në burg.
Zyrtarët e INNUV kamëz u arrestuan 3 ditë më parë nga efektivët e Sektorit Antikorrupsion në Policinë e Tiranës.