Dhjetëra persona janë mbledhur përpara komisariatit të Lezhës në mbështetje të kryebashkiakut të arrestuar Fran Frrokaj.
Simpatizantët dhe mbështetësit e tij janë mbledhur përpara ndërtesës së komisariatit, duke kërkuar lirimin e Frrokajt. Familjarë dhe punonjës të administratës qëndrojnë para policisë duke kundërshtuar arrestimin e tij.
Kryebashkiaku me 12 zyrtarë të tjerë u arrestuan nga policia të premten nën akuzën e përvetësimit të pronave në zonën e Ranës së Hedhun.
Zyrtarët janë të arrestuar prej rreth 72 orësh. Ndaj tyre pritet të merret masa e sigurisë.
a.ç