• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arrestimet në rrugë” për korrupsion? Le ta nisim nga…Basha?

by A R
01/01/2016 18:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta

 

Në ditët e fundit të vitit në largim 2015, kemi jo vetëm një inflacion deklaratash e broçkullash politike, por edhe një shkëlqim mbreslënës të injorancës së plotë të liderëve politik në garën për tu shfaqur më shumë si “cuba” që zenë pusi, se sa si shtetarë që njohin dhe respektojnë shtetin ligjor. Nuk mund të moslinte “gojëhapur” premtimi i kryetarit të PD-së, Lulzim Basha, se forca politike që ai drejton do të fillojë të arrestojë të korruptuarit, sipas tij, në rrugë. Një deklaratë populiste dhe në thelb me një qasje të thekur komuniste. Si në kohë të diktaturës partia e çmonte se kush ishte i korruptuar, kush kishte bërë gabime dhe se ajo vendoste se kush dhe cili duhej arrestuar. Natyrisht që deklarata të tilla askush nuk i merr seriozisht. Është e tepërt madje dhe të përpiqesh të artikulosh mbi filozofinë e dallimit të sistemeve totalitare nga ato demokratike. Por për një moment po e marrim të mirëqenë. Nëse e marrim si të tillë besoj duhet të jetë vetë Basha personi që duhet arrestuar në rrugë për korrupsion. Mbi të rëndon ende akuza për korrupsion në shifra të frikshme jo me një apo me 30 milion euro, por me mbi 200 milion euro. Hetimi i kopsitur nga ana e Prokuroris së shtetit shqiptar, ka provuar qartazi vjedhjet dhe abuzimet miliona euroshe në rrugën Durrës- Kukës me firmën e Lulëzim Bashës.  Me raporta mjekësore ai ka mundur t’ia mbathë nga procesi gjykimit, por milionat e eurove abuzime i ka e “zeza në të bardhë”. Mjafton vetëm ky fakt që të arrestohet në rrugë, sipas formulës që ai propozon. Në një hark shumë të shkurtër kohor, ai që mëton të jetë dhe alternativa për një qeverisje më të mirë, ka lëshuar jo pak deklarata të cekëta. Një ditë bën rolin e “Robin Hudit” kur premton se do t’ua marr paratë të pasurve dhe do t’ua shpërndajë të varfërve, më pas përshkuan rrathët e ferrit që na presë në janar, një ditë kërkon zgjedhje të parakohshme dhe ditën tjetër qeveri teknike, një ditë lëshon ultimatume se “Rama ka 24 orë kohë të iki nga Tirana” dhe ditën tjetër dhunon institucionet, një ditë thotë shteti ligjor dhe ditën tjetër premton se PD-ja do të bëj arrestime në rrugë të të korruptuarve et., etj. Të drejtosh një parti të madhe siç është PD-ja nuk është e lehtë. Aty përzihem shumë interesa duke filluar që nga ato ekonomike, postesh partiake, deri dhe në interesa më të vogla meskine. Brenda partisë ka jo pak bërryla dhe presione gjëra të cilat natyrshëm krijojnë jo pak turbullira edhe në mëndjen e kryetarit. Problemet e shtëpisë vërtetë nuk nxirren në pazarë. Por nga ana tjetër nuk ka pse një lider të reflektojë dhe në publik problemet jo të vogla që ka brenda shtëpisë. Shumë zyrtarë të PD-së janë shprehur se lidershipi i Bashës nuk frymëzon. Pyetja është se kur nuk arrin të frymëzosh brenda shtëpisë, si do mund të frymëzosh të tjerë që janë jashtë shtëpis politike? Natyrisht nuk mund t’i frymëzosh duke i mbajtur me gajret se në protestën e rradhës do rrëmbejmë qeverinë, se pas disa muajsh do të ketë qeveri teknike, se veriu i PD-së do largojë jugun e PS-së, duke i fryrë kështu zjarreve të përçarjes kombëtare, ose se do bëhemi bashkë me Metën dhe do ta largojmë Ramën!! Shpresa dhe besimi rikthehen me projekte të qarta politike, me distancim të qartë nga dhuna si mjet për përfitim politik, por dhe nga elementët kriminal që gjejnë strehëza pranë partive, respektim i shtetit ligjor ku Basha i pari duhet të vihet në rradhë që të gjykohet për akuzat për korrupsion për rrugën Durrës- Kukës, si dhe forcim i bashkëpunimit politik me SHBA dhe BE për të çliruar vendin nga pandëshkueshmëria dhe sfida ndaj ligjit. Deklarata e Bashës se PD-ja do bëjë arrestime në rrugë të të korruptuarve, që nënkupton se PD-ja ka vendosë të marrë në dorë fuqitë e shtetit ligjorë, vetëm sa e kompromentojnë rëndë figurën e tij si një lider politik, pasi dëshmojnë se ai nuk ka nocionet bazë se si funksionojnë pushtetet në Shqipëri. S’ka nevojë fare të dalë në krye të “grupeve të gatshme’ të PD-së për të bërë arrestime. Mjafton të shkojë në Kuvend dhe të votojë reformën në drejtësi, gjë e cila edhe atij vetë do ti mundësonte një gjykim të drejtë dhe të ndershëm për akuzat që rëndojnë mbi të për korrupsion.

 

 

Next Post

Kim Jong-un deklaron se është “gati për luftë”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe vranësira kalimtare, ulen temperaturat

Kushte atmosferike të qëndrueshme, por me temperatura të ulëta e vranësira kalimtare! Parashikimi i motit për sot

November 5, 2026
JD Vance: SHBA pranë marrëveshjes me Iranin për programin bërthamor

Disfata në zgjedhje, Vance nis lëvizjet për epokën pas Trump, kritikon hapur luftën me Iranin: Me sytë nga 2028, humbëm për këtë arsye

November 5, 2026
E rëndë në Elbasan, shpërthim i fuqishëm në një apartament! Shëmben muret dhe shkallët e ndërtesës, evakuohen banorët, raportohet se…

Shpërthimi tragjik në Elbasan, shkon në dy numri i viktimave! Nxirret i pajetë nga rrënojat edhe trupi i 69-vjeçari, zbulohet dhe shkaku! (EMRI)

November 5, 2026
Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

Champions League/ Porto “shkatërron” Napolin

November 4, 2026
Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

Gazetari paralajmëron: PD rrezikon të zhduket, opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët në Tiranë

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

Zgjedhjet në SHBA, Merz nuk pret ndryshim nga Trump: Ka qeverisur duke anashkaluar Kongresin

November 4, 2026
VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

VIDEO/ Pas tensioneve në protestë, Edison Lika dhe Dritan Goxhaj lihen të lirë nga policia

November 4, 2026
Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

Disfata në zgjedhjet e mesmandatit/ Republikanët pranojnë humbjen: Rezultati shumë më i keq nga sa prisnim

November 4, 2026
Sulmi kibernetik ndaj sistemit digjital të Bashkisë së Tiranës, Ristani: Të dhënat nuk janë prekur! Po forcojmë më tej infrastrukturën digjitale

Ristani: Zgjedhjet në SHBA, votë ndëshkimi ndaj Trumpit, demokratët fituan më shumë se pritej

November 4, 2026
Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

Gjashtë shqiptarë në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, eksperti ngre shqetësimin për mungesën e strategjisë ndaj Diasporës

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In