• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimet në Lezhë/ A u porositën minat me telekomandë nga një biznesmen?

by Java News
12/05/2017 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga aksioni policor që u finalizua me zbulimin e grupit që shiste mina të telekomanduara. Në momentin e arrestimit dy të rinjtë po i dërgonin minat një porositësi, për të cilin policia ende po kryen hetime për identifikimin e tij, por dyshohet se është një biznesmen nga Veriu, shkruan “Panorama”.

Policia e Lezhës arrestoi dy të rinj, të cilëve iu sekuestruan 9 mina gati për shpërthim me telefon në distancë. Sipas të dhënave, secila prej minave kishte një vlerë prej rreth 3 mijë eurosh. Policia bëri të ditur se dy të rinj përfunduan në pranga, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.

Operacioni policor i koduar “Etalon” u zhvillua pasditen e djeshme në qytetin e Lezhës, ndërsa në pranga ranë Franko Çinari, 21 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar dhe më parë për veprën penale të vjedhjes, si dhe Stavro Kotorri, 18 vjeç, edhe ky banues në Tiranë.

Gjithashtu, policia ka shpallur në kërkim shtetasin me iniciale E.T., 30 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë veprimtari kriminale, ndërkohë që ka dyshime edhe për bashkëpunëtorë të tjerë të këtij grupi dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Gjatë operacionit, policia sekuestroi 9 mina me telekomandë të pajisur me telefon për shpërthim në distancë, kallëp lënde shpërthyese tritoli, si dhe materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e këtyre minave.

Dy personat e arrestuar, Franko Çinari dhe Stavro Kotorri, ishin duke lëvizur në qendër të qytetit të Lezhës, ndërsa me vete kishin një çantë sportive, ku brenda gjendeshin minat me telekomandë, ndërkohë që policia po i mbante në vëzhgim.

Në momentin kur panë policinë, të rinjtë tentuan të largoheshin dhe hodhën çantën në një kosh mbeturinash aty pranë, por kjo tentativë ka qenë e kotë pasi ata janë neutralizuar në një kohë mjaft të shpejtë.

Sipas informacioneve, të rinjtë po mbaheshin në përgjim prej disa javësh nga Policia e Lezhës në bashkëpunim dhe me Prokurorinë e këtij rrethi, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për veprimtarinë e këtij grupi kriminal.

Mësohet se policia përdori një agjent të infiltruar për të rënë në gjurmët e trafikantëve të minave nga Tirana. Nga ana tjetër, vijojnë hetimet për këtë grup. Sipas policisë, një minë me telekomandë që shpërthehet nga distanca shitej për një çmim prej 3 mijë eurosh.

Të paktën kështu ka raportuar agjenti i policisë i infiltruar, që ra në kontakt me anëtarët e grupit. Në momentin e arrestimit dy të rinjtë po i dërgonin minat një porositësi, për të cilin policia ende po kryen hetime për identifikimin e tij, por dyshohet se është një biznesmen nga Veriu.

Blutë bënë të ditur se, në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 9 mina me telekomandë të pajisura me telefon për shpërthim në distancë, 1 çantë sportive, 1 kallëp lënde shpërthyese (tritol), 4 magnetë, tela, kaçavida e materiale të tjera që shërbenin për përgatitjen e kë- tyre minave.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur vendin e prodhimit të këtyre minave. Gjatë viteve të fundit në vendin tonë minat e telekomanduara janë përdorur në shumë atentate, duke shkaktuar disa viktima. Përdorimi i tyre bëhet kryesisht për faktin se policia e ka thuajse të pamundur të bëjë më pas identifikimin e autorëve.

ma.me

Next Post
Gjyqtarët e Apelit nuk justifikojnë pasuritë e tyre, në total kanë 17 mln dollarë

Ankimimi për listat nga PAP, ja trupa gjyqësore, goglat nxjerrin sërish Gjin Gjonin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

Ish-deputetja e PS-së Blerina Gjylameti emërohet në krye të AKU-së

January 21, 2026
Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

Edi Rama: Krimi i Berishës dhe faji i SPAK

January 21, 2026
“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

“Me të ardhura nga krimi”, Prokuroria e Vlorës sekuestron pasuri në vlerë 400 mijë euro

January 21, 2026
Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

Bardella dhe Farage distancohen nga Trumpi: Nëse dorëzohemi para tij, rrezikohen…

January 21, 2026
Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

Fotot e zbuluara nga BBC-ja zbulojnë viktimat e represionit brutal në Iran

January 21, 2026
“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

“I paguajmë më shumë se Presidenti”, Rama për 21 Janarin: SPAK duhet t’i kishte kërkuar GJKKO-së drejtësi!

January 21, 2026
Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

Trump fton Osmanin në Bordin e Paqes, Rama: Forcon më tej marrëdhënien e Amerikës me popullin shqiptar

January 21, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Rasti i Irena Gjokës, përtej shkumës në emër të moralit popullor

January 21, 2026
“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

“Para 21 Janarit, çështjet e tjera si kafet e Nexhmies”, Rama sulmon Berishën e Bashën: S’kishte rrezik për VIP-in e ngujuar dhe karafilin ambulant

January 21, 2026
Padia e Lapajt, dënohet me  3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

Padia e Lapajt, dënohet me 3 milionë lekë gjobë Agron Shehaj

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In