• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet në Lezhë, pretendimi fals për goditjen e zyrtarëve të PD

by Andi Malasi
19/03/2018 09:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Nga Andi Malasi
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë finalizuan para pak ditësh një prej operacioneve më spektakolare në kuadër të të cilit u zbërthye një skemë skandaloze e tjetërsimit të pronave në bregdetin e Lezhës. Ky aksion dha edhe njëherë një panoramë të batërdisë që është bërë me pronat në bregdet.

23 zyrtarë të institucioneve vendore në Lezhë përfunduan në pranga apo u shpallën në kërkim. Por me gjithë përmasat e këtij operacioni, dhe rëndësisë që ka në vetvete zbardhja e një skandali kaq të rëndë, e gjithë vëmendja mediatike dhe ajo e opinionit publik u përqendrua tek një emër: kryebashkiaku i djathtë Fran Frrokaj.

Në orët e para pas shoqërimit të tij në polici figura dytësore të Partisë Demokratike nxituan ta cilësonin një arrestim politik të orkestruar nga kryeministri Rama, ndaj njeriut më të rëndësishëm politik të selisë blu në qarkun Lezhë.

Vetë kryetari i PD Basha u tregua i kujdesshëm duke shmangur reagimet pasditen pas arrestimit. Ai priti për më shumë informacione për të mësuar se deri ku shkonte përgjegjësia e eksponentit të rëndësishëm të partisë së tij dhe çfare faktesh kishte kundër tij.

Të nesërmen Basha zhvilloi një takim urgjent me strukturat e PD në Lezhë, pas të cilit shprehu qëndrimin e PD për arrestimin e Frrokajt. Së pari Basha u kujdes të distancohej nga njeriu i tij për të qenë në rregull nesër, nëse para drjetësisë konfirmohen akuzat ndaj kryebashkiakut.

“Sot dua t’u them të gjithë shqiptarëve se ne shpresojmë dhe urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm. Qëndrimi im dhe i Partisë Demokratike është i pandryshuar, të gjithë duhet të jenë të barabartë para ligjit, nga qytetarët e thjeshtë tek politikanët më të lartë”, tha Basha.

Por, mesazhi kryesor që Basha imponoi në media ishte ajo e një drejtësie selektive që sipas tij po godet vetëm njerëzit e opozitës. Nga njëra anë ai nxitoi të distancohej, nga ana tjetër mbajti ndezur tezën e drejtësisë selektive.

“Nuk mund të ketë drejtësi selektive. Nuk mund të ketë drejtësi, nëse Tahiri, Dako, Gjiknuri, Ahmetaj, Sejdini dhe një grusht kryebashkiakësh të korruptuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të kësaj qeverie nën akuza për vepra të rënda penale, nuk do të dalin para drejtësisë”, u shpreh kreu demokrat.

Kjo tezë është përforcuar nga eksponentë të rëndësishëm të PD që kanë dhënë mesazhin se Frrokaj sipas tyre është i pafajshëm.

Por sa qëndrojnë akuzat e demokratëve? A janë marrë ata me të gjithë 23 emrat e përfshirë në këtë hetim? Majfton të shohim që aty ka të arrestuar edhe zyrtarë të Hipotekës (që drejtohet nga socialistët në pushtet) e deri te kreu i Këshillit të Qarkut për të kuptuar se aksioni shkon përtej goditjeve politike.

Mes të arrestuarve ishte edhe Gjok Ndoka. Në media ai u përmend gjerësisht si “xhaxhai i ish-deputetit të PS Arben Ndoka”. 52-vjeçari është Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë, i emëruar nga Partia Socialiste.  Ai është një prej emrave më të rëndësishëm të kësaj force në Lezhë, dhe vjen nga një familje me jo pak ndikim. Mes të arrestuarve janë edhe zyrtarë të Hipotekës (në fund të gjithë emrat e të ndaluarve) një institucion që drejtohet nga të majtët në pushtet.

Hetimet zbuluan se si të majtë e të djathtë mund të bashkëpunonin shumë ngushtë kur vinte puna te interesat e përbashkëta, siç ishte zaptimi abuziv i 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte  në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”. Kemi parë se si politika po merret edhe këtë herë me emrat, “i yni apo juaji”, dhe jo me skandalin. Në një vend normal, zbardhja e një abuzimi të tillë do të duhej të quhej sukses i organeve ligjzbatuese, dhe jo të anatemohej drejtësia.
Zyrtarët e arrestuar me masën “arrest me burg”:

1. Fran Frrokaj, 52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar i  Bashkisë Lezhe.

2. Enver Hafizi, 62 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Nenkryetar i Bashkisë Lezhë

3. Gjok  Ndoka,  52 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë Kryetar Këshillit të Qarkut Lezhë

4. Adenis Haxhia, 29 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyre jurist pranë Bashkisë Lezhë.

5. Dilaver Neli, 56 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist në Drejtorinë e Mbrojtjes  së Tokës të Këshilli Qarkut Lezhë,

6. Enkelejd Zefi, 28 vjeç, lindur dhe banues në Lezhë, me detyrë specialist hartograf pranë ZVRPP Lezhë.

7. Pjeter Gjoni, 68 vjeç, lindur dhe banues në  Lezhë, përfitues tokë në mënyrë  të  paligjshme.
Personat me masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”:
 

1. Gjelina Baca, 58 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë Drejtoreshë e Drejtorisë së Bujqësisë në Bashkine Lezhë.

2. Juxhina Mema, 25 vjeçe, lindur dhe banues në Gramsh, me detyrë ish- specialiste në Drejtorinë e Bujqesisë në Bashkinë Lezhë

3. Marte Gjergji, 50 vjeçe, me banim në Lezhë, me detyrë topografe pranë Bashkisë Lezhë.

4. Frrok Frroku, 75 vjeç, me banim në Bashkinë Mamurras, ka përfituar tokë në menyrë të paligjshme.

5. Luigj Paloka, 76 vjeç, me banim në Shkodër, ka falsifikuar aktet.

Personat në kërkim:
1. Juxhina Mema Kadastra Bashki
2. Ardenis Haxhia Jurist ne bashki
3. Dilaver Neli
4. Eduart Leka ish arkivist komuna shengjin
5. Artan Djala, ish-drejtor i Hipotekes
6. Enkelejd Zefi
7. Bledar Cara jurist ne hipoteke
8. Marte Gjergji

/JavaNews.al

Next Post
Kritika brenda shumicës: Pse aksi Thumanë-Rrogozhinë duhet të shkurtohet në Kashar?

"Do votoj kundër sistemit kriminal të sportit", pse Braçe i del kundër Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

Burgu si spital, qindra të dënuar vuajnë nga sëmundje të ndryshme në qelitë e mbingarkuara të Shqipërisë

December 6, 2025
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Buxheti i 2026, pse i vetmi opozitar mbeti Erion Braçe?

December 6, 2025
A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

A kërkon karrigen e Berishës? Përgjigjet Salianji: Rama nuk rrëzohet me muzikë poshtë zyrës

December 6, 2025
“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

“Babi eja”/ Qeni kafshoi 2-vjeçarin, babai shqiptar: Im bir më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë

December 6, 2025
Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

Çfarë synon lëvizja e tij? Ervin Salianji e zbulon vetë: Janë qindra dhe mijëra demokratë që…

December 6, 2025
Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

Ndizet për herë të parë që nga fillimi i luftës në Gaza pema e Krishtlindjeve në Betlehem

December 6, 2025
Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

Fermerët nuk tërhiqen, bllokojnë pikat nevralgjike të rrjetit rrugor në Greqi, kaos në autostrada

December 6, 2025
Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In