• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, Veliaj: Ndjesë dhe reflektim për vetting brenda llojit! Kompanitë të bëjnë vetëdeklarim

by Java News
11/04/2024 20:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kretari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka komentuar ngjarjet në Bashkinë e Tiranës. Duke folur në emisionin “Real Story” me Sokol Ballën, Bashkia e Tiranës sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit dhe do jetë kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin e ardhshëm.

“Kjo është një bashki që sot krenohet me faktin që ka qenë kryeqyteti europian i rinisë, i sportit, kryeqyteti mesdhetar i Kulturës vitin tjetër, në 104 vjetorin e Tiranës kryeqytet, në ditën e vet më të mirë, jo perfekte. Kjo do të thotë që suksesi është dicka që padyshim kontestohet, debatohet, por nuk dua ta përdor këtë si një alibi për t’u viktimizuar apo për të thënë që në 1 mijë e ca punë ka një që po diskutohet. Volumi i punëve, dhe ritmi i punëve, masiviteti, i kantierëve në Tiranë, ndonjëherë na bën që të marrim të mirëqenë disa nga siguresat, bilbilfryrësit për të eleminuar kush konfliktet e interesit, ku njohjet. E vetmja gjë që të mbetet në një vend ku të gjithë janë kushërinj me dikë është që kjo të kalojë testin e gjykatës.

Gjykoj që, një gjë është bërë mirë që nga 2013, kur Edi Rama na ka mbledhur unë isha deputet i ri I Gjirokastrës, as nuk e dija që do bëhesha ministër, apo që do qeverisja qytetit ku jam zgjedhur kryetar bashkie edhe ku jam rritur. Në atë kohë na tha: bëmë gjithë këtë fushatë për një reformë në drejtësi, siç bëmë për taksën progresive, për të promovuar turizmin, apo një politikë për fshatin, ca kemi thënë do t’i bëjmë. Nuk guxonte dot Ina Rama se i thonin lavire bulevardi dhe nuk bënte dot koment presidenti i Republikës, se konsiderohej horr Bamir Topi në atë kohë dhe kemi arritur në një pikë ku jo vetëm nuk guxon njeri të bëjë komente për ta, flas për qeverinë. Për opozitën, kur iu intereson SPAK është shumë i mirë kur merret me tre nga 300 drejtorë dhe SPAK është shumë I keq kur të merr babin.

Ka një hipokrizi të jashtëzakonshme. Patjetër, është një ndjesë publike dhe një reflektim. Ndonjëherë në vrapim e madh të gjërave t’i thua, prit pak ndonjëherë të bëj më pak gjëra por të sigurohem. Nga akuza na del që nuk diskutohet se puna nuk është bërë, puna është bërë, pyetja është duhet ta bënte kjo firmë apo një tjetër. Njerëzit duhet të dinë se në bashkinë e Tiranës, ka ccdo ditë 30 procedura, rreth 1 mijë në vit’, deklaroi Veliaj.

Kreu i Bashkisë u shpreh se ky është dhe një moment reflektimi. Ai nënvizoi se po shihet mundësia dhe për një vetting. “Unë besoj që ky moment reflektimi për të patur më shumë siguresa dhe më shumë vetting brenda llojit, për të thënë po, t’i si kompani do bësh edhe një deklaratë, dhe po e mendojmë këtë. Duam që institucioni ynë i auditit të bëjë edhe një minivetting. Për një procedurë të bashkisë së Tiranës aplikojnë mesatarisht 20 kompani, është e pamundur që kryetari i bashkisë të dijë, motra, vëllai, i afërmi, por ama në momentin që ti ke një dokument si ai i vetëdeklarimit të pasurisë apo konfliktit të interesit ose i dekriminalizimit dhe po diskutojmë me një kompani britanike që përveç ta fitojë firma që është ulur më shumë, ajo që po diskutojmë është se duhet të shtojmë disa rregulla të tjera. Një bilbil fryrësi qe na jep informacion të tillë, duhet patjetër që t’i japim më shumë anonimitet dhe siguri”, u shpreh Veliaj./m.j

Next Post
Emri/ Nën efektin e kokainës dhe pa patentë! 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme me mjet pranë një shkolle, arrestohet nga policia

Emri/ Nën efektin e kokainës dhe pa patentë! 19-vjeçari kryen manovra të rrezikshme me mjet pranë një shkolle, arrestohet nga policia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Ne s’i njohim as lepurin e Surrelit, as ujkun e Cërrikut”, Manja: PD e ka kthyer Avokatin e Popullit në vend pune

“Lura digjet, Prokuroria të zgjohet!”- Manja kritika organit të akuzës: Gjeni zjarrvënësit! Nëse zvarriten hetimet, i drejtohem ILD për…

August 14, 2026
Zjarret në vend, Cara: Mbi 3900 ndërhyrje, rritje me 12% në krahasim me një vit më parë

Betejë me zjarret në 7 zona, Ministria e Mbrojtjes për situatën: 10 vatra aktive, në Lurë aksion me 300 forca e 2 avionë! Prioritet jeta e qytetarëve

August 14, 2026
VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

VIDEO virale nga SHBA-të, dhitë ‘pasagjere’ hipin në urbanin e Oregonit, shikoni pamjet!

August 14, 2026
Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

Trazira në Jemen, 6 të vrarë nga sulmi i rebelëve Huthi në qytetin Mocha!

August 14, 2026
Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

Trump: Shumë shpejt do ta shpall Ngushticën e Hormuzit territor të SHBA-ve!

August 14, 2026
Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

Ish-profesori i Kembrixhit gjendet i vdekur disa ditë pas akuzave për plagjiaturë, mister shkaqet!

August 14, 2026
Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

Batuta mes kryebashkiakut të Selenicës e Kryeministrit! Bellaj: Kemi nxjerrë ujë të kripur këtu! Rama: Faleminderit për informacionin se deti ka ardhur në majë të malit!

August 14, 2026
Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

Këshilltari i Trump akuzon armiqtë e Infantinos: Ata kanë nevojë për ekzaminim psikik! Janë xhelozë, kjo është politikë

August 14, 2026
E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

E bujshme nga “New York Times”: Moldavia në shënjestër të Putinit për të goditur NATO-n! Agjentë rusë, priftërinj, kamp në Serbi dhe…

August 14, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Pse Shqipëria e fiton gjyqin për Aeroportin e Vlorës?

August 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com