• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimet e SPAK të vlerësuara nga SHBA-BE, Tit Vasili i LSI kundër: Nga çingijet tek cironkat, loja e dështuar e Drejtësisë me Regji!

by Java News
11/07/2021 15:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me aksionet e këtyre ditëve të fundit nga SPAK, që nga bashkia e Lushnjës e deri tek operacioni i djeshëm në Ministrinë e Brendshme.

Në një reagim në rrjetin social, Vasili thekson se po bëhet një lojë e dështuar me drejtësinë, që sipas tij funksionon me regji propagandistike.

Sipas tij, qeveria që ka rrëmbyer çdo pushtet dhe çdo përgjegjësi bie vetëm mbi të. Ndërkohë që aksionet e SPAK janë përshëndetur dhe mbështetur fort nga partnerët tanë kryesorë ndërkombëtarë, SHBA dhe BE.

Postimi i Vasilit:

Nga çingijet tek cironkat, loja e deshtuar e Drejtesise me Regji!

Sot zhurma, qe vjen nga Lushnja dhe nga Ministria e Brendeshme i ngjan saktesisht nje ahengu çingijesh per te shperqendruar vemendjen mediatike te opinionit nga ceshtjet, qe akuzojne qeverine. Drejtesia e kapur sot funksionon vetem si Drejtesi me Regjine Propagandistike te qeverise se Rames dhe ne vend te peshkaqeneve kap cironka. Drejtesia e kapur nuk heton ceshtje te medha dhe te renda dhe per me keq akoma shume prej tyre i mbyll fare po vete.

Qeveria qe ka rrembyer çdo pushtet dhe cdo pergjegjesi bie vetem mbi te.

Por SPAK-u sipas regjise se qeverise me zhurmen e çingijeve, kerkon te krijoje idene se kur vjen ceshtja te mbajtja e pergjegjesise per korrupsionin Shqiperia qeveriset nga drejtore dhe jo nga Kryeministri, Ministra dhe Sekretare te Pergjithshem.

Pra per korrupsionin pergjegjesine e kane cironkat dhe jo peshkaqenet. Ndaj Drejtesia me Regji bubullon si orkester çingijesh, nderkohe qe kembanat buçasin per pergjegjesine e Qeverise. Por SPAK-u dhe Drejtesia me Regji nuk kane ku levizin perballe çeshtjeve te medha.

Ceshtje te medha si afera e Inceneratoreve, e Teatrit apo korrupsioni Parlamentar, qe shkaterroi Parlamentin duke e kthyer ne nje zgjatim mafioz, qe ben ligje me porosine e oligarkeve, jane vetem disa nga ceshtjet, per te cilat SPAK ka mbyllur gojen.

Krimi elektoral me te gjithe format e shfaqjes se tij qe nga krimi me pasoje vdekje, abuzimi me dhjetra milion euro fonde publike, shperdorimi i qibdra mije te dhenave personale, shitblerja e provuar e votes e provuar edhe ne dokumente jane aty dhe SPAK hesht e mbyll gojen.

Abuzimi hajduteror i qeverise me qindra milion euro tendera te telekomanduara, nga Astiri e tek oksigjeni i te semureve, drejt klienteve te qeverise jane provuar boterisht dhe njihen nga te gjithe, por SPAK s’flet “dot”!

Qindra tendera sekret gllaberuan qindra milion euro te Pandemise duke i vjedhur shqiptaret ne momentin me tragjik te tyre, por SPAK i mbyll çeshtjet.

Fshehja e mijra vdekjeve nga pandemia dhe menaxhimi kriminal i pandemise jane denoncuar gjeresisht, por SPKA-ut i dhimbset vetem qeveria dhe jo shqiptaret.

Koncesionet shkaterrimtare kane çuar ekonomine ne kolaps te plote me dhe asgjesojne fonde publike pa fund per hesap te xhepave te qeverise dhe te oligarkeve, por SPAK- u ka tmerr ti hetoje ato.

Drejtësia me Regji nuk e shpeton dot Rilindjen, por vetem rendon pergjesite e saj dhe te rilindjes dhe shton zemerimin popullor, qe nuk fal as qeverine dhe as zgjatimet e saj ne drejtesi!

Loja me çingije dhe cironka nuk ja zgjidh dot hallin zullumit kriminal dhe korruptiv Rilindjes dhe Rames pervecse i ekspozon ata akoma me shume perpara syve te shqiptareve./m.j

Next Post
Gjysma e grave në Shqipëri janë dhunuar/ Nga ngacmimet seksuale deri tek përdorimi i forcës fizike. Raporti

Gjysma e grave në Shqipëri janë dhunuar/ Nga ngacmimet seksuale deri tek përdorimi i forcës fizike. Raporti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

KLP vesh minifund/ Kur shefja e institucionit acaron ish-deputetin: Pse si në disko Bogdani?!

March 25, 2026
Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

Territorialja/ Komisioni dakordëson kalendarin, dëgjesa e parë në 3 prill

March 25, 2026
Evi Kokalari nxjerr blof Berishën: Raportimi për të në Kongres nga një gazetare e paguar, nuk shpëton dot

Kërkon të garojë për kryetare e PD/ Kokalari: Nëse nuk manipulohen zgjedhjet brenda partisë, e mund Berishën 100%

March 25, 2026
Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

Kriza në Ngushticën e Hormuzit, rreth 2,000 anije dhe 20 mijë marinarë të bllokuara

March 25, 2026
Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

Tensionet Budapest-Kiev, Orban kërcënon: Ndërpresim gazin nëse Ukraina nuk rikthen rrjedhën e naftës ruse

March 25, 2026
U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

U përjashtua se i doli në krah Salianjit, Burgija: Përgjegjës Berisha, i qëndrova afër në ditët e veta më të zeza

March 25, 2026
Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

Rrëshqiti nga shkëmbi, humb jetën i moshuari në Klos

March 25, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

Ku janë 457 km shina ?

March 25, 2026
Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

Priten protesta në stadium për tifozin VIP të ndeshjes, përballja Poloni-Shqipëri mund të jetë shumë më e ndezur se sa pritej

March 25, 2026
Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit: Kuvendi ka 34 ditë kohë për zgjedhjen e Presidentit

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In