• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Arrestimet e SPAK, a do të ketë zgjedhje në 11 maj?”- Ja si përgjigjet Niko Peleshi

by A R
20/02/2025 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Niko Peleshi, ka folur mbi situatën parazgjedhore në Shqipëri dhe arrestimet e fundi të eksponentëve politikë me urdhër të SPAK.

Peleshi tha në një intervistë nga Korça se pavarësisht situatës politike dhe arrestimeve të SPAK, zgjedhjet e 11 majit do të mbahen në datën e caktuar, pa u ndryshuar asgjë.

“Asgjë nuk mund të cënojë datën e zgjedhjeve, pra zgjedhjet janë në 11 Maj, ftoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen këtu apo në diasporë, të votojnë, padyshim Partia Socialiste është për të votuar dhe vazhduar programin ambicioz qeverisës”, tha mes të tjerash Peleshi.

Pjesë nga intervista me Peleshin:

-Janë miratuar disa ndryshime në kodin zgjedhor, çfarë përbajnë ato dhe a u arrit kjo në dakordësi me PD?

“Nuk mund të miraroheshin ndryshimet në kodin zgjedhor nëse nuk do të kishim edhe votat e opozitës, pavarësisht debatave arritëm në dakordësi dhe siç e keni ndjekur, pothuajse me konsesus u arrit të miratohej paketa e kodit zgjedhor. Janë shumë të rëndësishme, vota e diasporës ishte sanksionuar me kodin aktual me ndryshimet e vitit të kaluar dhe këto ndryshime e bëjnë votën edhe më të mundshme për bashkëatdhetarët tanë përtej kontitentit.

E para lidhet me afatet ndaj thashë që janë të favorizuar zgjedhësit tanë përtej kontinentit, sepse me afatet e kaluara në kodin zgjedhor, ngeleshin pak ditë në dispozicion për ta prodhuar fletën e votimit për ta dërguar e kthyer pas, rrerh 25 ditë, tani u shtua edhe me 10 ditë të tjera, kohë e mjaftueshme kjo  për ta çuar fletën e votimit në adresën përkatëse në Europë apo përtej saj e për tu kthyer mbrapsht. Është një proces që i vështirë pasi postieri duhet të gjejë këdo atje, por tashmë me shtyrjen e afatit është e mundshme që kushdo të votojë diaspora në të gjithë globin. Falas, edhe kthimi është e stacionuar në kodin zgjedhor, pra praktikisht kosto është zero, duhet vetëm vullneti i regjistrimit tani, ndaj shfrytëzoj tiu bëj thirrje edhe atyre që ende nuk janë regjistruar të regjistrohen deri në 4 Mars në mënyrë që të kenë mundësinë të votojnë me postë. Ndryshimi tjetër ka të bëjë me kompozimin, kërkoi opozita që kompozimi të ishte bipartizan, kompozimi i komisionit të numërimit pranë KQZ, ku mblidhen dhe numërohen votat e diasporës e më pas llogariten në kutitë e qarkut përkatës.

-A do të votojnë emigrantët që nuk kanë kartë apo pasaportë shqiptare?

“Jo, me ndryshimet e kodit, nuk është parashikuar diçka e tillë, opozita e ka ngritur këtë çështje, por ne nuk jemi kundër votës së çdo shqiptari kudo që ndodhen, një pjesë e vogël 7-8% rezultojnë të jenë të papajisur me dokument biometrik shqiptar, është pa mundur të identifikohet një kartë identiteti dhe të shërbejë si mjet ID për të votuar në Shqipëri. Për shkak se KQZ nuk ka gjithë databazën e gjendjes civile në të gjithë botën, pra për këtë arsye kjo ishte e pamundur”.

-Po sa i përket regjistrimit të partive, koalicioneve zgjedhore?

“Unë fola për kohën në dispozicion për postën por ajo kohë krijohet nga afrimi i afatit për depozitimin e listës së kandidatëve, nga 50 ditë para zgjedhjeve tani është bërë 60 ditë para zgjedhjeve, partitë politike duhet të depozitojnë listën e kandidatëve për deputet, pra deri në 12 Mars”, tha Peleshi.

-Nisur nga situata politike, a do të ketë zgjedhje në 11 Maj?

“Është totalisht spekulative të lidhësh ngjarjet me zgjedhjet, ato janë procesi kulmor demokracisë funksionale, demokracisë në veprim në një vend. Asgjë nuk mund të cënojë datën e zgjedhjeve, pra zgjedhjet janë në 11 Maj, ftoj gjithë shqiptarët kudo që ndodhen këtu apo në diasporë, të votojnë, padyshim Partia Socialiste është për të votuar dhe vazhduar programin ambicioz qeverisës”, përfundoi Peleshi.

Next Post
Buxheti i Ministrisë së Drejtësisë, deputetja e PD-së përplaset me ministrin për të përndjekurit politikë

Protesta e Agron Shehaj mbresëlënëse? Çupi: Mos ulni nivelin e bisedës. Vetëm PD mbush bulevardin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: Objektivi për të fituar të gjitha bashkitë, provokim i PS

March 24, 2026
“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

“Irani, kërcënim ekzistencial për Izraelin!” Xhavit Shala: Dy koalicione po përplasen…

March 24, 2026
Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

Video me simbolet kuqezi ‘fik’ katër shqiptarët. Serbët i prangosin: Reklamuan Shqipërinë e Madhe

March 24, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: PS nuk ka nevojë t’i fitojë zgjedhjet, mjafton të shohë humbjen e PD-së

March 24, 2026
Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

Jeta e përditshme në Azi po tronditet nga kriza e karburantit si pasojë e luftës me Iranin

March 24, 2026
Në 15-vjetorin e ’21 Janarit’, xhaxhai i Aleks Nikës shkon në SPAK: Nuk kërkojmë hakmarrje, por drejtësi!

“Berishën mezi e morën në pyetje”, Mark Nika flet pas ‘vizitës’ në SPAK: S’ka vullnet për ta hetuar 21 Janarin…

March 24, 2026
Ervin Salianji nuk ndalet, vijon turin me demokratët, të shtunën takimi me struktura e PD-së së Shkodrës

“Kryetarit i ndërpritet mandati nëse humbet zgjedhjet,” Salianji: Nëse Berisha nuk largohet, vendos gjykata

March 24, 2026
“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

“U zura me babanë para 10 ditësh për patatet”! Krimi në Roskovec, djali: Arma, e groposur që prej ’97-ës

March 24, 2026
Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

Lirohet nga arresti shtëpiak ish-zv.drejtoresha e AKSHI-t, GJKKO i vendos masën ‘detyrim paraqitje’

March 24, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Gjuetia e shtrigave e Berishës, dëshpërim apo taktikë?

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In