• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrestimet e protestuesve të “Astirit”, PD padit kreun e Policisë së Tiranës: Të pezullohet nga detyra

by Java News
12/10/2019 13:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Partia Demokratike ka bere me dije sot se ka paditur shefin e policise se Tiranes dhe gjthe ata persona qe u perfshine ne arrestimin me te fundit dhe dhunimin e protestuesve te Unaza e Re.

PD i kërkon Prokurorisë hetimin ndaj Drejtorit të Policisë së Qarkut Tiranë, Shefit të Komisariatit të Policisë së Shtetit nr. 6, Tiranë, Punonjësve të Policisë së Shtetit, të cilët janë angazhuar në aksionin policor të dhunimit flagrant të protestuesve, ndonëse këta të fundit kishin kërkuar leje për tubim paqësor urgjent kundër projektit korruptiv të “Unazës së Re”.

Në padi kërkohet pezullimi i ushtrimit të detyrës publike të përfaqësuesve të lartpërmendur të policisë.

Akuzat në padinë që Partia Demokratike ka depozituar në prokurori janë: “Shpërdorim i detyrës”, “Kryerje e veprimeve arbitrare”, “Mosmarrje e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme”, “Pengim në ushtrimin e të drejtës për t’u shprehur, grumbulluar apo manifestuar”.

Partia Demokratike në kallzimin e saj duke evidentuar shkeljet e Policisë pasi arrestoi banorët e Unazës Re, punonjës të medias, duke fshirë ccdo filmim të kryer nga punonjës të PD, thekson se të gjitha veprimet e mësipërme janë të paligjshme dhe kriminale, si dhe përbëjnë vepër penale, të kryer nga punonjës të Policisë së Shtetit, duke rrezikuar në këtë mënyrë cenimin e parimeve themelore të një shteti demokratik.

“Banorët e Unazës së Re kanë zhvilluar protestën e tyre paqësore dhe pa asnjë akt dhune. Në përfundim të protestës, një numër i konsiderueshëm punonjësish policia, disa prej tyre të paidentifikuar dhe të veshur civil, kanë filluar një aksion të paligjshëm policor, duke shoqëruar dhe më pas arrestuar me dhjetra qytetarë.Disa prej qytetarëve që i është hequr liria, rezulton se kanë qenë thjeshtë kalimtar në zonën ku ishte zhvilluar protesta. Disa të tjerë kanë qenë pjesëmarrë në atë proteste. Qytetarët pa asnjë shkak janë shoqëruar për në ambientet e Komisariatit nr. 6 Tiranë dhe në Drejtorinë e Qarkut Tiranë:, thuhet në në padinë e depozituar nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi..

Mes të tjerave në padi theksohet fakti se punonjësit e Policisë së Shtetit, duke vepruar në kundërshtim me ligjin, jo vetëm kanë kryer veprime apo mosveprime të paligjshme, që kanë prekur interesat e shtetasve, por nga ana tjetër, me veprimet e tyre arbitrare, kanë cënuar lirinë e qytetarëve dhe kanë synuar t’i intimidojnë dhe pengojnë në ushtrimin e të drejtës së tyre kushtetuese për të protestuar, paqësisht dhe pa armë.

Në padinë e PD theksohet se liria e tubimit paqësor dhe pa armë është e garantuar, për rrjedhojë organet e pushtetit publik jo vetëm që duhet të respektojnë këtë liri por kanë dhe detyrimin për të kontibuar në realizimin e saj.

Arsyetimi i dhënies së lejes nga ana e Policisë bie, pasi siç theksohet në padi, “Marrja paraprakisht e lejes për tubim ka qenë kërkesë ligjore e një ligji që tashmë është shfuqizuar dhe nuk është në përputhje me evoluimin e jurisprudencës së GJEDNJ-së. Kjo për faktin pasi tubimi mund të jetë paqësor edhe pse nuk është bërë njoftim formal për zhvillimin e tij”, thuhet në padinë e Partisë Demokratike.

g.kosovari

Next Post
VIDEO+FOTO/ Dy të vdekur e mbi  100 mijë të zhvendosur nga zjarri në Los Angeles, ja si janë djegur banesat

VIDEO+FOTO/ Dy të vdekur e mbi 100 mijë të zhvendosur nga zjarri në Los Angeles, ja si janë djegur banesat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com