• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestime të BKH-së pa Policinë e Shtetit, reagon Lamallari: Kjo është e parashikuar në ligj!

by E B
03/07/2026 17:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari komentoi në Report Tv aksionet e BKH-së pa Policinë e Shtetit, të paralajmëruara nga vetë kreu i SPAK gjatë raportimeve në Kuvend. I pari rast që u arrestua nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit ishte Adi Çoba, në një operacion që u finalizua pa Policinë e Shtetit. Por ndonëse SPAK ka shprehur rezerva për blutë, ministri Lamallari thekon se kjo nuk ka të bëjë me mungesë besimi tek strukturat e Policisë së Shtetit, por se ligji parashikon që edhe BKH të zbatojë masa sigurie.

Besfort Lamallari: Policia e Shtetit vlerësohet nga EUROPOL dhe EURJUST. U vlerësua bashkëpunimi që kanë me autoritetet shqiptare përfshirë Policia e Shtetit, e cila nga viti në vit dëshmon rritje të proaktivitetit të pjesëmarrjes ne operacione të koordinuara nga Europol. Janë vlerësime nga autoritete të pavarura, agjenci të KE. Si a përket bashkëpunimit me SPAK, qëllimi ynë është të forcojmë bashkëpunimin, është detyrim ligjor. Policia e shtetit në zbatim të detyrimeve ligjore, ka mbajtur peshën më të madhe në zbatim të masave të sigurisë, jo vetëm me prokurorinë e përgjithshme por edhe me SPAK. Sa i përket zbatimit të disa masave të sigurisë, si rasti i fundit, për sa kohë ligji e parashikon që para 10 vitesh kur ne miratuam reformën në drejtësi duke i dhënë mundësinë që jo vetëm oficerët e BKH të kenë atributet e policisë gjyqësore, por edhe të zbatojnë masat e sigurisë, unë e shoh si zbatim të ligjit të asaj çfarë ne kemi planifikuar kur konceptuam dhe miratuam reformën në drejtësi.

Nertil Agalliu: Nuk e shihni si mungesë besimi nga ana e SPAK?

Besfort Lamallari: Është detyrim ligjor si për oficerët e policisë gjyqësore, qofshin këta nënpunësit e prokurorisë së përgjithshme apo së posaçme, por ashtu për policinë e shtetit që është aty për të zbatuar çdo masë që i delegohet nga prokurori i çështjes.

Next Post
SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

SPAK jep detaje për arrestimin e Adi Çobës në Durrës: Operacioni në bashkëpunim me DIA-n e Barit, ja çfarë iu gjet gjatë prangosjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com