Avokati i Sali Berishës, Sokol Mëngjesi në një dalje për mediat nga banesa e ish-kryeministrit të cilit iu komunikua masa e arrestit shtëpiak nga agjentët e BKH dhe sektorit të krimit ekonomik, tregoi sesi e priti kreu i Rithemelimit vendimin.
Shkurtimisht, Mëngjesi tha se Berisha e priste një gjë të tillë.
Gazetarët: Si e priti Berisha komunikimin e masës së arrestit?
Mëngjesi: Normalisht një gjë e pritshme. U uroj festa të gëzuara. Mirupafshim!/m.j