Arresti i ish-zv.ministres/ Pas ryshfetit për punësimin, SPAK hetoi për Rovena Vodën

Klodiii

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me hetimin e SPAK, që çoi në ‘arrest shtëpie’ ish-zëvendësministren e Punëve të Brendshme, Rovena Voda.

Ish-zyrtarja, e cila u lirua nga detyra më 29 korrik të vitit të kaluar, akuzohet për veprën penale të ‘ndikimit të paligjshëm’, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për punësimin e dy grave në institucione publike.

Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetarja Klodiana Lala raportoi se ky është një hetim i nisur nga Prokuroria e Posaçme. Ky hetim, është çelur për një tjetër çështje penale dhe rrugës ka rezultuar se zonja Rovena Voda, në cilësinë e zv.ministres së Brendshme, sipas SPAK, ka ushtruar ndikim të paligjshëm te persona të tjerë për të punësuar në një pozicion pune dy të njohura të saj. Rezulton sipas hetimit të kryer nga SPAK në bashkëpunim me Policinë e Shtetit se janë siguruar-thotë SPAK- prova korrekte nga të cilat janë krijuar dyshime se Voda ka pranuar dhe ka marrë përfitime monetare dhe materiale të padrejta nga Majlinda Hasani dhe Florinda Beu. Kjo sipas SPAK që të ushtronte ndikim të paligjshëm tek personat e tjerë që ushtrojnë funksione publike, për të favorizuar shtetasen Florinda Beu, në mënyrë që kjo e fundit të emërohej punonjëse e shërbimit civil në kategorinë ekzekutive. Për faktet e mësipërme SPAK io është drejtuar GJKKO-së, e cila caktoi masën ‘arrest shtëpi’ për ish-zëvendësministren Voda, si dhe të njëjtën për dy shtetaset e tjera. Ndaj tyre rëndojnë akuzat për ndikim të paligjshëm të personave që ushtrojnë funksione publike.

Kjo është goditja e dytë që i bëhet në pak ditë nga SPAK ministrisë së brendshme. Pak ditë më parë u arrestuan 9 zyrtarë të MPB-së, në lidhje me tenderin për uniformat e Policisë së Shtetit. SPAK është duke hetuar hetimet për këtë çështje, nëse zyrtarët e tjerë kanë përfituar në mënyrë të padrejtë nga Voda. Por nga informacionet që disponohen, pasi SPAK është i rezervuar, rezulton se hetimet që kanë nisur janë bërë me vëzhgim dhe përgjime. Sipas SPAK janë krijuar dyshime që Voda ka përfituar përfitime të padrejta.

Gazetarja Lala tha se ky është një procedim penal me fraksion, ndaj çështja është veçuar dhe ka të tjerë zyrtarë dhe ish-zyrtarë, jo vetëm në ministrinë e Brendshme por dhe në një institucion tjetër që po kalojnë në lupë. Por kjo ngelet për t’u bërë publike nga SPAK. Zonja Voda dyshohet se ka konsumuar një vepër penale. Por nga ana tjetër se me cilët zyrtarë apo ish-zyrtarë ka bashkëpunuar, është duke vijuar hetimi i thellë.

(BalkanWeb)

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com