• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

‘Arrest shtëpie’ për noterin e ‘tokave’ të Spillesë dhe HEC-eve në Osum

by Java News
21/02/2018 16:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dosjen e tjetërsimit të pronave shtetërore dhe të ushtrisë në zonën bregdetare të Spilles së Kavajës, është edhe noteri Julian Zhelegu, për të cilin gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi ndonëse Prokuroria kërkoi arrest me burg.

Zyra noteriale e këtij në fundit, ndodhet në zonën e ish-Bllokut, ndërsa ai rezulton certifikues i shumë shit-blerjeve apo privatizimesh apo çështjesh të mëdha biznesi.

Së fundmi, emri i tij doli si noterues i kontratës koncesionare për ndërtimin e hidrocentraleve në kanionet e Osumit, kontrata të cilat u anuluan sepse ishin te parregullta dokumentet e lejes mjedisore.

Prokuroria ngriti dy akuza për noterin Zhelegu, atë të falsifikimit të dokumenteve dhe shpërdorimit të detyrës.

Top Channel kontaktoi edhe me Dhomën Kombëtare të Avokatisë, sipas së cilës, Zhelegu ka disa vite që ushtron këtë aktivitet ndërsa vetë noteri në fjalë nuk pranoi të prononcohet për çështjen.

Noteri Zhelegu ka patur probleme me ligjin edhe në të kaluarën. Në vitin 2002 kur punonte në doganën e Durrësit ku u akuzua për trafikim të mallrave kontrabandë, por në atë kohë u hetua në gjendje të lirë.

Në dosjen e Prokurorisë për të njëjtat akuza është edhe noteri nga Durrësi, Arbër Aliu për të cilin u mor masa “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publike”./TCH

Next Post
Tjetër incident në Egje, avionët e Turqisë ndjekin helikopterin me ministrin grek

Tjetër incident në Egje, avionët e Turqisë ndjekin helikopterin me ministrin grek

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com