• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arrest në burg për vrasësin në Pogradec, asnjë pendesë para trupit gjykues

by Aalison Pearse Stevens
16/09/2016 11:44
Fabian Muçllari

Fabian Muçllari

Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Korçës ka vendosur “arrest në burg” për 18-vjeçarin Fabian Muçllari, i cili tre ditë më parë vrau me armë zjarri bashkëmoshatarin e tij, Fabio Hila, pas një konflikti për një vajzë.

Në seancën që u mbajt me dyer të mbyllura dhe pa praninë e medias, nga familjarët e autorit ishte i pranishëm vetëm babai i 18-vjecarit Fabian Muçllari.

Mësohet se 17-vjeçari ka qendruar gjakftohte para trupës gjykuese dhe nuk ka shfaqur pendesë. Babai i 18-vjeçarit ka qendruar gjatë gjithë kohës kokëulur dhe pa folur.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditën e së martës në një lokal në Pogradec.

Vajza që u bë shkak për sherrin mes dy djemve është Megi S., e cila sikur duket edhe nga profili në Instagram adhuron armët, pasi në foton e publikuar ka vendosur një pistoletë.

Viktima Fabio Hila ishte i lidhur me vajzën, ndërsa Fabian Muçllari e ngacmonte. Hila ia kishte bërë të ditur moshatarit të tij, Muçllari, se vajza ishte e lidhur me të dhe duhet ta linte të qetë, por autori vazhdoi ngacmimet.

Historia e kishte fillesën afro një vit më parë, ndërsa gjatë verës Hila dhe Muçllari ishin grindur mes tyre edhe njëherë më parë në një disko në Pogradec.

Pas grindjeve të vazhdueshme në facebook, dy të rinjtë kishin lënë një takim në një nga lokalet në qendër të qytetit të Pogradecit për t’u sqaruar. Pas mbërritjes në lokal, Muçllari i armatosur me kallashnikov dhe pas një debate e ka qëlluar për vdekje 17-vjeçarin Hila.

shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Presidenti i ri i UEFA-s injoron tifozët Kuq e Zi

Presidenti i ri i UEFA-s injoron tifozët Kuq e Zi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com