• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Arratisja si në filma e shqiptarëve nga burgu italian/ Prenë hekurat e qelisë dhe u ulën me çarçafë. Pula u arrestua më 9 shkurt

by Java News
10/06/2022 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me sharrë hekuri prenë hekurat e dritares në qelinë e tyre. Pastaj me një çarçaf të përdorur si litar, u ulën në oborrin e burgut dhe vrapuan deri te muri rrethues.

Oficeri i policisë së burgut që vepronte si roje mundi të bllokonte vetëm dy prej tyre, ndërsa tjetri arriti të ngjitej dhe të kapërcejë pengesën.

Pasi arriti të kalonte murin rrethues ai arriti të zhdukej nëpër fusha duke humbur gjurmët.

Duket si një film aksion por gjithçka është e vërtetë dhe ka ndodhur në agimin e 8 qershorit, rreth orës 5 të mëngjesit, brenda burgut Santa Bona në Treviso dhe 3 shqiptarë janë protagonistë.

“I arratisuri është një kriminel i regjistruar që skuadra e lëvizshme e Trevisos arriti të kapte në ditët e para të shkurtit të kaluar: ai është  Edison Pula, një shtetas shqiptar 27 vjeç , i mbajtur në burg me një urdhër-arresti evropian për tentativë vrasje, grabitje, posedimi i lëndës plasëse dhe vepra të tjera që lidhen me trafikun e drogës”, shkruajnë mediet italiane. 

Si u arrestua më 9 shkurt

27-vjeçari u ndalua teksa po bënte pazar në qendrën tregtare Emisfero di Silea në shoqërinë e një bashkatdhetari, Imer Masha.

Të dy fshiheshin në një vilë në Carbonera. Pikërisht nga këtu të dy, ndoshta me bashkëpunëtorë të tjerë, dyshohet se kanë kryer dhjetëra vjedhje mes Marca-s dhe zonës Belluno .

Pula ishte dënuar më parë për rreth pesëdhjetë vjedhje në Trentino dhe sipas hetuesve ai mund të ishte pjesë e komandës që më 14 nëntor kreu grabitjen në vilën e naftëtarit Giancarlo Miotto , dhe gruas së tij Irina.

Çfarë po ndodh me Pulën? 

Policia dhe karabinierët po e ndjekin në të gjithë Marca-n. Ka të ngjarë që 27-vjeçari të kërkojë një rrugë arratisjeje jashtë vendit , ndoshta për t’u kthyer në vendlindje, me bashkëpunimin e ndonjë bashkatdhetari: orët e ardhshme do të jenë vendimtare./ abcnews

g.kosovari

Next Post
Arrestohen 3 shqiptarë ne Itali, u gjendet drogë me vlerë një milion euro

Arrestohen 3 shqiptarë ne Itali, u gjendet drogë me vlerë një milion euro

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

Publikimi i videove me ‘pullë të kuqe’, Çakuli: Autorët do të dënohen, por ndotja që i është bërë personave nuk shuhet

October 1, 2026
Ylli Manjani i përgjigjet Monika Kryemadhit për ministrat e korruptuar të LSI: Nuk vendosnim vetë, por me miratimin e partisë

Ylli Manjani: Nëse ndryshohet Kodi Penal, përfiton edhe Ilir Meta

October 1, 2026
Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

Kosovës i mungon fati, merr vetëm një pikë në ndaj Izraelit. Ja situata në grup

October 1, 2026
“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

“Kamerat nuk kishin memorie”, zbulohet dëshmia e Hilës në Polici: I vendosa për sigurinë e banesës

October 1, 2026
“Ekzekutivi dhe legjislativ janë bërë një”- Ish-prokurori Beci: Relativizim i frikshëm i institucioneve, reforma duhet bërë nga e para

“Çudia e madhe po ndodh…”, Beci ‘shuplakë’ Policisë: Duhej ndërhyrje emergjente!

October 1, 2026
Ish-këshilltari i Berishës: Në PD të gjithë luftojnë për pushtet, më e mira është që secili të bëjë partinë e vet

Sejamini: Shefja e SHISH dyshohet se survejoi të afërmit e dy prokurorëve të SPAK që hetuan Agasin

October 1, 2026
“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

“Kamera të fshehta në vilë”, Karamuço për videot intime: Hila nuk është viktimë, do të gjykohet! Regjistrimi dhe publikimi janë vepra penale

October 1, 2026
Organizata “Bello”/ I dënuar me 10 vite burg për trafik droge, media belge: Eldi Dizdari do të ekstradohet nga Dubai në Bruksel!

Trafikoi 50 ton kokainë, Eldi Dizdari ekstradohet nga Dubai drejt Belgjikës

October 1, 2026
Kodi i ri Penal, Manjani: Na duhet një sistem i bazuar në drejtësi reale dhe jo hakmarrje politike apo fjalë boshe

“Ja kush e ka bërë krimin”, Manjani komenton shpërndarjen e videove intime

October 1, 2026
Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

Publikimi i videove intime, kompozitori Hila paraqitet në Policinë e Tiranës, merret në pyetje

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com