• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, July 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arratisja e Gruevskit përmes Shqipërisë, Felaj: Çështja po hetohet!

by Java News
04/12/2018 14:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj bashkë me përfaqësues të OSBE-së zhvilluan një takim në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit në Shkodër.

Mënyra se si ka hyrë në Shqipëri ish kryeministri Maqedonas Nikolla Gruevski është një çeshtje që mund të marrë përgjigje vetëm nga organet e hetimit. Kështu u shpreh kryetarja e komisionit parlamentar të sigurisë Ermonela Felaj

Pas një mbledhjeje në Doganën Shqiptare dhe takimit me Policinë Kufitare, Felaj tha se janë evidentuar nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar.

“Ka dy tre muaj që kemi një agjendë në pikat e kalimit kufitar. Qëllimi është i qartë ne duam që të shohim puna dhe nevojat e policisë kufitare dhe doganës me qëllim që këto të adresohen siç duhet tek institucioni qendror. Besoj se ia kemi arritur këtij qëllimi sepse ne këto takime i kemi nisur para se të miratonim buxhetin e 2019.

Kemi dërguar raporte të hollësishme qoftë ministrit të brendshëm por edhe kabinetit të kryeministrit me qëllimin që në momentin që po bëhej buxheti i 2019 të akomodoheshin të gjitha nevojat që kanë pikat e kalimit kufitar. Situata është përmirësuar në pikat e kalimit kufitar por sërish trendi i ri sjelle nevoja të tjera. Ne kemi në dorë që të vëmë në lëvizje ekzekutivin dhe të përmirësojmë ligjin dhe këtë mund ta bëjmë përmes kësaj puna që kemi ndërmarrë. Pika e kalimit kufitar në Hanin e Hotit është e re por edhe ndër më të mëdhatë sepse kalojnë brenda një viti 2 milion njerëz duke shtuar edhe mjetet e importit dhe eksportit apo mjetet tranzit.

Natyrshëm që ka nevojë për kapacitete njerëzore apo logjistikë siç është një skaner për të plotësuar kontrollin e mjeteve”, u shpreh ajo.

Është një shkelje e ligjit fakti që ska një skaner për mjetet?

Ky është problem i një marrëveshje të bërë përpara se ne të vinim në pushtet dhe kjo marrëveshje ka edhe disa probleme të tjera që ne ia kemi vënë në dukje autoriteteve përkatëse që të negociohet për ndryshimin e këtyre pikave të kontratës.

Skaneri duhet sepse më pas kontrolli është 99% i saktë dhe tashmë ka ardhur koha për ta patur sepse është ndryshe kontrolli me dorë dhe ndryshe me pajisje të teknologjisë së lartë.

Gruevski nga ka hyrë?

Këtë përgjigje nuk mund ta jap si kryetare e Komisionit të Sigurisë. Më përpara kam qenë prokurore dhe për këtë përgjigje mund të japin vetëm organet e hetimit.

Si ka ndodhur kalimi, nga ka hyrë apo nëse ishte apo jo në kërkim në momentin kur ka kaluar përmes Shqipërisë? Nuk është një çështje objekt i deputetëve të Komisionit të Sigurisë.

Nga sa kemi parë në media çështja po hetohet.

Për emigrantët e paligjshëm?

Është rritur monitorimi në kufi sepse është një çështje që i përket të gjithë vendeve të rajonit. Ka më shumë kontrolle dhe siguri ne kufirin e gjelbër dhe atë blu. Shqipëria ka edhe qendrat e akomodimit dhe referimit për emigrantët e paligjshëm. Të dhënat jemi.munduar ti marrim në të gjitha pikat e kalimit kufitar. Kontrollet janë në nivele të kënaqshme. Sivjet është orientuar buxheti i Ministrisë së Brendshme do të adresojë një pjesë të mirë të këtyre problematikave. Siguria e kufijve është e rëndësishme sepse Shqipëria është pikë tranziti dhe synojmë ta kemi në kontroll sepse mund të kalojnë edhe terroristë, trafikantë apo kontrabandistë.

a.çupaj

Next Post
Ruçi pret delegacionin nga Malta: Bashkëpunimi do të fuqizohet!

Ruçi pret delegacionin nga Malta: Bashkëpunimi do të fuqizohet!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

Paralajmërimi i Iranit, Britania e Madhe: Forcat tona në gatishmëri të plotë 24/7

July 23, 2026
Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

Pas Agron Shehajt, edhe Redi Muçi në listën e pritjes: Dua të bëhem Kryeministër!

July 23, 2026
Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

Nga Tirana në “Camp Nou”, Olsi Rama zbulon rolin në transferimin e Adeyemit te Barcelona

July 23, 2026
“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

“ChatGPT më çoi në prag të vdekjes”, 55-vjeçari padit OpenAI për këshillat mjekësore

July 23, 2026
“Media e kapur?”, Rama i përgjigjet akuzave: Përqindja e zërit të opozitës arrin 68.2%

Mbledhja e grupit të PS dhe Qeverisë, Rama “zbulon” fjalimin: Do ndaj reflektimin tim mbi bulevardin e flamingove

July 23, 2026
Nga Arkiva në kandidat për deputet, Bido zbulon dy qarqet e vetme që do të zgjidhte për të garuar

“Para Kuvendit janë njerëzit e partive të vogla”, Bido: Në protestë, grupime të Iranit dhe…

July 23, 2026
“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

“Protestuesit e arrestuar, funksionarë të PD”, deputetja: Pse nuk sulmohen me vezë demokratët?

July 23, 2026
Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

Greqia blen “mburojën e Akilit”/Athina miraton paketën 3.5 miliardë euro për mbrojtjen nga raketat e dronët

July 23, 2026
Biletat e avionit me luhatje të forta në BE, Belgjika kryeson rritjen e çmimeve

Biletat e avionit me luhatje të forta në BE, Belgjika kryeson rritjen e çmimeve

July 23, 2026
Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

Agron Shehaj: Nuk më lejuan në Kuvend, se kanë frikë nga ato që i them unë Ramës

July 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In