Zbardhen detaje të reja lidhur me arratisjen e Altin Ndocit, e regjistruar paraditen e sotme në ambientet e spitalit rajonal të Durrësit.
Sipas burimeve, menjëherë pas largimit të tij, një efektiv i policisë së burgjeve është vënë në ndjekje të të paraburgosurit, duke qëlluar një herë në ajër në përpjekje për ta ndaluar.
Pavarësisht kësaj, Ndoçi ka mundur t’i shpëtojë ndjekjes. Dyshohet se ai është larguar me ndihmën e një automjeti tip Audi, i cili e ka pritur pranë zonës dhe më pas është larguar në drejtim të Spitallës.
I paraburgosuri, Altin Ndocit u arratis këtë të martë nga ambientet nga spitali Infektiv i Durrësit. Ndoci i shoqëruar ka dy efektivë të policisë së burgut u paraqitën në spital për të kryer kontrolle dhe ekzaminime ndaj të paraburgosurit.
Ndoci gjatë kryerjes së analizave ka përfituar nga momenti dhe ka goditur efektivët që prisnin jashtë derës së laboratorit. Mësohet se gjithashtu është qëlluar me arme gjate momentit të arratisjes së tij.
Ende nuk është identifikuar nëse të shtënat kanë qenë prej policisë se burgut apo personave te cilët po prisnin te arratisurin. Pas arratisjes, Ndoci ka shkuar pranë një parkimi ku e priste një makinë Audi e bardhë A7 me targa AA700RS, e cila e ka larguar nga vendi i ngjarjes.
Policia ka nisur hetimet ndërsa po zhvillohen kontrolle dhe postoblloqe në akset kryesore që lidhin Durrësin dhe Tiranën si edhe me qytetet e tjera.
Ndoci akuzohet nga SPAK për vrasje, grup kriminal etj. Ndoci është në gjykim si pjesë e dosjes “Plumbi i Artë” për masakrën e Bradasheshit, ku mbeti i vrarë vëllai i Endrit Alibejt, xhaxhai i tij, Arben Dylgjeri dhe një shtetasi turk.
Ai u arrestua në vitin 2020 i akuzuar për vrasjen e vëllezërve Besmir dhe Viktor Haxhia në Durrës si dhe për vrasjen e Dorjan Shkozës dhe Anxhelo Avdisë, po në Durrës. Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore.











