• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arratisja/ Detaje të reja, si u fut Gruevski në Shqipëri dhe loja e shërbimeve sekrete

by Java News
16/11/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Disa detaje të reja janë mësuar rreth kalimit të ish kryeministrit të Maqedonisë Nikola Gruevski nga Shqipëria drejt Malit të Zi. Sipas burimeve e gjitha është një lojë e shërbimeve sekrete për t’i mundësuar Gruevskit që të futet i sigurtë drejt Shqipërisë dhe po ashtu të largohet pa patur asnjë shqetësim.

Sipas burimeve Nikola Gruevski dyshohet se është futur përmes pikës kufitare të Bllatës në Dibër i ndihmuar nga persona të ndryshëm. Sipas burimeve ish kryeministri Maqedonas nuk është regjistruar në pikën e kalimit kufitar të Bllatës. Më pas ka mbërritur në Tiranë po ashtu i shoqëruar nga persona të sigurtë.

Pasi ka hipur në mjetin zyrtar të ambasadës së Hungarisë në Shqipëri Nikola Gruevski ka udhëtuar drejt Shkodrës duke mbërritur deri tek pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit në Shqipëri bëri të ditur një ditë më parë se Nikola Gruevski ka bërë daljen nga Shqipëria në pikën kufitare të Hanit të Hotit teksa ndodhej në mjetin me targë CD 1013A në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në fakt sipas burimeve Gruevski dhe mjeti që po udhëtonte ka bërë vetëm daljen në Hanin e Hotit sepse ai është kthyer edhe njëherë në drejtim të Shqipërisë dhe ka shkuar drejt Vermoshit në Malësinë e Madhe.

Nga pika kufitare e Vermoshit Gruevski ka udhëtuar më pas drejt Malit të Zi dhe nga aty drejt Serbisë dhe më pas në Hungari. Mjeti i ambasadës ka ardhur deri në Hanin e Hotit për të plotësuar dokumentacionin e duhur siç është siguracioni. Pra në Hanin e Hotit është bërë thjeshtë dalja nga Shqipëria në Malin e Zi por realisht ish kryeministri Maqedonas është krhyer mbrapsht dhe ka kaluar në shtetin malazez përmes Vermoshit pasi në këtë pikë kufitare nuk ka ende zyrë për të prerë siguracionin si dhe atje nuk ka ende një sistem si në Hanin e Hotit apo pikën kufitare të Muriqanit.

Pavarësisht gjithë kësaj loje në rrugëtimin e Gruevskit, ai kur kaloi në pikën e kalimit kufitar nuk ishte ende në kërkim por gjithsesi është treguar i kujdesshëm duke preferuar një pikë jo shumë të frekuentuar dhe ku kalohet lehtësisht siç është ajo në Vermosh. /panorama

ma.me

Next Post
Probleme për Juven, dëmtohet Pjaniç

Probleme për Juven, dëmtohet Pjaniç

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

Nis seanca gjyqësore për tragjedinë në Tempi, Panos Ruçi përfundon në spital

April 1, 2026
“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

“Mbi 60 mijë faqe për t’u lexuar”, avokati i Veliajt: Nxitimi i kërkuar nga SPAK nuk i shërben drejtësisë, por ekspozon qëllime…

April 1, 2026
Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

Kina dhe Pakistani paraqitin pesë propozime për rivendosjen e paqes në Gjirin Persik dhe Lindjen e Mesme

April 1, 2026
“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

“Luftë frontale ndaj oligopoleve”, Berisha: Çmimi i naftës, më i lartë se në çdo vend të BE

April 1, 2026
Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

Çmimi i naftës, Karakaçi: Po marrim në konsideratë propozimet e Shoqatës së Transportit

April 1, 2026
Mbreti i Panairit

Ja si qelbet Kuba

April 1, 2026
Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

Azia në “shok” energjetik, kërkon shpëtim nga Moska

April 1, 2026
I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

I dënuar me 10 vjet burg për trafik droge në Itali, arrestohet në Këlcyrë me qëllim ekstradimin 51-vjeçari

April 1, 2026
Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

Qeveria miraton identitetin digjital, Ibrahimaj: Bord për filtrimin e investimeve të huaja në sektorët kritikë

April 1, 2026
Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

Baza MAGA e ndarë, Izraeli në krizë! A po humbet kontrolli mbi konfliktin?

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In